LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë i rekomandojnë si të shëndetshme, mirëpo mund të shkaktojnë migrenë dhe helmim

Të gjithë i rekomandojnë si të shëndetshme, mirëpo mund të shkaktojnë migrenë dhe helmim

Kur është i rrezikshëm një ushqim që është një mrekulli për zemrën?

Pothuajse të gjithë nutricionistët këshillojnë që në ushqim të përfshini fruta arrore, sepse janë burim i përbërësve ushqyes, i proteinave bimore, antioksidantëve dhe thartirave yndyrore.


Veç kësaj, rekomandohen për sëmundje të shumta, depresion, anemi, lodhje, por edhe për sëmundje të zemrës dhe inflamacion.

Falë substancave të veçanta që përmbajnë, arrat ndihmojnë në normalizimin e metabolizmit, transmeton Telegrafi.

Ato shpesh janë pjesë integrale e një diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe ndihmojnë në kontrollin e orekseve. Mirëpo, ekziston një dilemë e madhe.

Kur ekspertët i rekomandojnë arrat, ata flasin për sasinë e një grushti në ditë, sepse ky ushqim është shumë specifik dhe gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm të kalorive.

Arrat nuk rekomandohen për njerëzit që kanë probleme me kollë, dhimbje fyti, bronkit, urtikarie, ekzemë…

Për më tepër, ky ushqim “nuk është i lehtë për stomakun” për të gjithë, kështu që nuk rekomandohet për pacientët me gastrit, ulcerë të stomakut, kolit.

Edhe njerëzit plotësisht të shëndetshëm nuk duhet ta teprojnë, sepse është e vështirë të tretet, kështu që ekziston rreziku i të vjellave.

“Përbërjet dhe substancat e dobishme që përmban arra, kur tejkalojnë sasinë e nevojshme për trupin, madje mund të shkaktojnë dhimbje koke, si dhe helmim nga ushqimi”, paralajmërojnë mjekët.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori