LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë e duan një iPhone 7. Ja të gjitha detajet për telefonat e rinj nga Apple! (Video)

Të gjithë e duan një iPhone 7. Ja të gjitha detajet për telefonat e rinj nga Apple! (Video)

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus tani janë bërë zyrtar. Apple po i sjell atë edhe në Kosovë.

Sipas të gjitha gjasave, iPhone 7 fillimisht do të vijë në IPKO, sepse është operatori mobil kosovar që ka deklaruar që disa vite me radhe se është përfaqësues ekskluziv i telefonit të Apple për tregun tonë.


iPhone7-silver-650-80

Në listën e shteteve që do të vijë së pari është radhitur edhe Kosova. Por është e habitshme pse në këtë listë nuk janë edhe shtetet tjera fqinje, sikurse Shqipëria, Maqedonia apo edhe Serbia.

Në këto momente, Apple është e mbajtur ngjarjen e saj për lansimin e telefonave të saj të rinj, si dhe risive të tjera që do t’i sjell kompania.

iPhone 7 do të vijë me ekranin me diagonalen prej 4.7 inç.

iphone-7

iPhone 7 i ri është mundësuar nga procesori i ri i Apple – A10, ndërsa telefonat e rinj të Apple sjellin edhe versionin e fundit të sistemit operativ mobil Apple, iOS 10.

Modeli i ri i telefonit të Apple do të vijë në më shumë ngjyra kësja radhe, duke përfshirë ngjyrën e argjendtë, të zezë me shkëlqim, rose gold, dhe vetëm në variantin e artë.

Butoni Home i iPhone 7 do të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes me TouchID që vjen me një teknologji të re të reagimit.

Kamera e re e iPhone 7 sjell f/1.8 aperture lens me gjashtë elemente të reja të lenteve dhe sensorin e kamerës me 12 mega-piksel që është 60% më i shpejtë dhe 30% më efikas në energji, Në iPhone 7 vjen edhe teknologjia e njohur si Quad LED True Tone Flash.

iPhone-7-And-7-Plus2

iPhone i ri vjen me një procesor të ri, të cilin Apple e ka projektuar për të prodhuar foto dhe video më të mira. Është thënë edhe më herët se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, ndërkaq telefonat më të ri të Apple sjellin edhe teknologjinë e re të kamerave dhe shumë risi të tjera.

iPhone 7 Plus vjen me kamerë të dyfishtë që përbëhet nga dy kamera me 12 mega-piksel, njëra me këndin e gjerë më 28mm dhe tjetra me telephoto me 56mm.

iphone 3

Kamera e re e iPhone është e projektuar që të zmadhohet sikurse kamerat profesionale DSLR, pasiqë përdor softuerin e cila e rrit pamjen për 10x, që është një funksion i jashtëzakonshëm që mund të gjendet në një telefon mobil.

Modelet e reja të iPhone nga Apple do të dalin në shitje të premten më 16 shtator, ndërsa paraporositë për telefonat e rinj dhe të shumëpritur nga Apple do të fillojnë më vonë gjatë kësaj jave.