LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha viktimat e sulmit në shkollën e Teksasit ishin në të njëjtën klasë

Të gjitha viktimat e sulmit në shkollën e Teksasit ishin në të njëjtën klasë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në një shkollë në Teksas, ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe dy mësuese.

Siç raportohet tani të gjitha viktimat në shkollën fillore Robb në Uvalde ishin në një klasë në momentin e sulmit, sipas Chris Olivarez, zëdhënës i Departamentit të Teksasit për Sigurinë Publike.


Sulmuesi u barrikadua në një dhomë, duke vrarë dy mësues dhe 19 fëmijë, tha ai, transmeton Telegrafi.

Derisa të shtënat po ndodhnin, oficerët po rrethonin shkollën, duke thyer xhamat dhe duke u përpjekur të evakuonin fëmijët dhe stafin. Më pas ata ishin në gjendje të hynin me forcë në klasën ku ishte sulmuesi, tha ai.

Autori i sulmit në Teksas i kishte dërguar shokut fotografi të armëve dhe municionit, ishte futur klasë me klasë dhe kishte shtënë mbi nxënësit  
Lexo po ashtu Autori i sulmit në Teksas i kishte dërguar shokut fotografi të armëve dhe municionit, ishte futur klasë me klasë dhe kishte shtënë mbi nxënësit  

Të gjitha viktimat janë larguar nga aty, janë identifikuar derisa familjarë e tyre janë njoftuar, u shpreh ai. Shumë fëmijë u plagosën brenda klasës, sipas Olivarez, por nuk ka një numër të saktë se sa në këtë moment.

“Është një klasë shumë e vogël, mund të kesh diku nga 25 deri në 30 nxënës aty, plus dy mësues atje… Pra, nuk e kemi numrin e saktë se sa nxënës ishin në atë klasë, por mund të ndryshojë.. Ishte një mjedis klase, një mjedis tipik klase ku keni grupe masive fëmijës brenda asaj klase të gjithë së bashku, pra nuk kishin ku të shkonin”, tha Olivarez.

Olivarez tha se nuk kishte asnjë ndjekje me forcat e rendit përpara se sulmuesi të përplaste një makinë pranë shkollës.

Kur u pyet nëse shkolla ishte në cak, Olivarez tha se ka ende “shumë pyetje pa përgjigje”.

“Ne po përpiqemi ta përcaktojmë këtë, prandaj po punojmë me FBI-në tani për të parë nëse kishte ndonjë tregues, ndonjë flamur të kuq, duke parë në mediat sociale. Ajo që dimë për sulmuesin është se ai është banor këtu në Uvalde, ai ndoqi një nga shkollat e mesme lokale, ai jetonte me gjyshërit e tij, ishte i papunë, nuk kishte miq, asnjë të dashur që mund ta identifikojmë në këtë kohë, pa histori kriminale, asnjë lidhje me bandën gjithashtu.” tha ai.

Olivarez tha se sulmuesi kishte një pushkë në posedim të tij kur ai hyri në shkollë dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar se çfarë lloji dhe kapaciteti i pushkës.

Ndryshe, sulmuesi, Salvador Ramos, 18-vjeçar, hyri në shkollë pasi shkëmbeu zjarr me autoritetet dhe kishte qëlluar më parë gjyshen e tij.

Salvador-Ramos

Ai u qëllua për vdekje nga forcat e rendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori