LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha veturat Lamborghini Revuelto janë shitur deri në fund të vitit 2025

Të gjitha veturat Lamborghini Revuelto janë shitur deri në fund të vitit 2025

Lamborghini Revuelto po rezulton të jetë shumë i popullarizuar në mesin e blerësve të super-makinave, aq sa janë shitur të gjitha, sa nuk do të ketë më deri në fund të vitit 2025.

Në lansimin e modelit të tij të parë hibrid plug-in, ekzistonte gjithmonë mundësia e largët që blerësit të humbnin interesimin e tyre nga zëvendësimi i Lamborghinit me Aventador, por qartësisht, nuk ka qenë kështu, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann, konfirmoi se modeli është shitur për të paktën 18 muajt e ardhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Winkelmann komenton për pritjen e fortë ndaj super-makinës hibride.

Në muajin prill, ai tha se Revuelto ka potencialin për t’ia kaluar nga shitjet modelit Aventador, nga të cilat 11,456 njësi u shitën gjatë prodhimit të tij 11-vjeçar.

Vetura po rezulton të jetë veçanërisht e popullarizuar në mesin e blerësve të pasur në SHBA. /Telegrafi/