LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha vendimet që u miratuan në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u miratuan në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur këtë të mërkurë mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë disa vendime.

Kabineti qeveritar ka miratuar në parim vendimin për certifikatat pjesëmarrëse të Republikës së Kosovës në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe pagesën e kapitalit.


Ka ndarë 160 mijë euro për zbatimin e masës 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave dhe Masës 5 – Investimi në Infrastrukturë dhe ambient të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ka miratuar vendimin për rialokimin e 2,000,000.00 euro në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), me qëllim përkrahjen e komunave në përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale, për 29 projekte kapitale, në 17 komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht Deçan, Gjilan, Mamushë, Drenas, Kamenicë, Vushtrri,  Skenderaj, Shtime, Podujevë, Istog, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Junik, Lipjan, Hanit të Elezit, Novobërdë.

Ka shqyrtuar më tej kërkesën për shpalljen e zonës së mbrojtur ujore për qëllime strategjike me interes publik të ndërtimit të digës sipas projektit “Hidrosistemi Iber-Lepenc Faza I”.

“Me këtë po e bëjmë hapin e parë drejt zbatimit të projektit të ndërtimit të Digës së Firajës sipas projektit “Hidrosistemi Iber-Lepenc Faza I”. Ky hap do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve ujore, dhe në të njëjtën kohë do të forcojë përpjekjet tona për t’ju përgjigjur sfidave të mjedisit dhe klimës në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, Qeveria ka propozuar dy anëtarë të Autoritetit të Komisionit të Konkurrencës Kuvendit të Republikës së Kosovës, Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi – Loku.

Ka miratuar Koncept Dokumentin për Kodin e Procedurës Civile i cili ka për qëllim kodifikimin e legjislacionit për përcaktimin e rregullave procedurale civile, përmirësimin e normave ekzistuese si dhe përditësimin e tyre dhe harmonizimin me standardet më të mira ndërkombëtare në sferën e procedurës civile.

Ka miratuar Koncept Dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës, i cili ka për qëllim themelimin e Gjykatës së re Administrative dhe divizioneve të veçanta për kontestet e punës nga sektori privat në kuadër të departamenteve të përgjithshme të gjykatave.

Ka miratuar edhe Koncept Dokumentin për Rregullimin e Fushës së Punësimit. Dy shtyllat e programit të Qeverisës janë drejtësia e punësimi. Në linjë me këtë të dytën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka sjellë për aprovim këtë koncept-dokument që identifikon problemet kryesore në fushën e punësimit, si dhe hapat për të adresuar problemet e identifikuara.

Ka aprovuar vendimin përmes të cilit ndryshohet dhe plotësohet pika 1. e Vendimit të Qeverisë Nr. 28/99 të datës 30 shtator 2022 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, përmes së cilit shtyhet afati i  Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave për datën 1 nëntor deri me 15 dhjetor 2023.

“Për një proces të madhësisë së këtillë, ndihma ishte e mirëseardhur. Me mbështetjen e UNOPS do ndërmerrnim hapat e parë për sigurim të prokurimit të pajisjeve të domosdoshme për procesin. Por, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, ne nuk mund të trajtonim nje bashkëpunim të tillë ndryshe përveç se si marrëveshje ndërkombëtare, për dallim nga praktikat e kaluara të cilat në vitin 2011, pikërisht në qëllim të regjistrimit të popullsisë, bashkëpunimin me një organizatë ndërkombëtare të cilës i transferuan miliona euro për qëllime të prokurimit, e bënë me një memorandum të thjeshtë mirëkuptimi. Mënyra e tillë e bashkëpunimit e cënon shtetësinë e Kosovës. Një gjë e tillë me Qeverinë tonë nuk bëhej.  Duke parë gjithashtu trajtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend së fundmi, e për të përshpejtuar procesin, prokurimi, apo një pjesë të tij, i është lënë nën menaxhim autoritetit qendror të prokurimit, organ ky që përfundoi me sukses obligimin e dhënë. Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund të fillojë para datës 1 nëntor 2023, pra dy muaj më vonë, për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet e fundit”, thuhet tutje.

Ka miratuar Projektligjin për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm. Aderimi i Kosovës në këtë konventë do t’u ofrojë lehtësira bizneseve, shoqatave dhe institucioneve.

Ka aprovuar vendimin për përfundimin e mandatit të parakohshëm të z.Bujar Ejupi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë mbledhje Kabineti Qeveritar është informuar mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën janar – qershor 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori