Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë përmbyllur vizitën e tyre dyditore në Kosovë.
Megjithëse, zhvilluan takime të shumta, dyshja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, u treguan ë rezervuar sa i përket deklaratave se çfarë u bisedua në takime, shkruan Telegrafi.
Për dy ditë sa qëndruan në Kosovë, Palmer dhe Lajçak takuan udhëheqësit shtetërorë e po ashtu liderët e subjekteve politike. Disa takime me zyrtarët kosovarë ata i zhvilluan së bashku, e disa të tjera ndaras.
Në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Palmer dhe Lajçak shkuan së bashku. E po ashtu, së bashku shkuan në takim edhe presidenten e Kosovës.
Ndërkaq, ndaras takuan krerët e subjekteve politike, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përcjell Telegrafi.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit që zhvilloi me Palmer dhe Lajçak deklaroi se procesi i dialogut në Bruksel duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo gjatë një takimi me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ripërsëritur qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit.
Kurse, kryeministri Albin Kurti, më herët ka publikuar fotografi të takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.
Në Twitter, Kurti ka shkruar, “pas takimit me kryetarët e dy partive politike të opozitës së Kosovës, përpara takimit të paralajmëruar të Brukselit në mes të qershorit”.
Kurse, Palmer dhe Lajçak në një konferencë të përbashkët për media folën për vizitën e tyre në Kosovë.
Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke.
“SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu është rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, kishte deklaruar ai.
Po ashtu, Palmer ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët.
“Forma sesi duhet të bëhet Asociacioni është forma sesi do të dakordohen palët”, u shpreh Palmer.
Në konferencë për media, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, bëri të ditur se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Lajçak në një konferencë për media, tha se qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, ka thënë Lajçak.
Ndryshe, kjo vizitë e dy zyrtarëve të lartë nga SHBA-ja dhe BE-ja po shihet si sinjal pozitiv për rifillim të dialogut nga analistët politikë në Kosovë.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Telegrafin theksoi se kjo vizitë bëri të qartë edhe rikthimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.
“Vizita e sotme Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak, përbënë një moment pozitiv për zhvillimet në kuadër të procesit të dialogut. Tani kemi edhe rikthimin e SHBA në këtë proces, meqenëse deri më tani SHBA edhe pse ka qenë e përfshirë në proces përmes kontributeve anësore, vizita e tyre së bashku përbënë një mesazh për të gjitha palët e në veçanti për Kosovën, se SHBA do të jetë e përfshirë ndonëse jo në formatin siç e kemi parë më herët përmes të deleguarve të posaçëm apo emisarëve siç ka qenë rasti me Grenellin”, kishte deklaruar ai.
Vlen të ceket se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thënë se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
SHBA-ja, gjatë administratës së Donald Trumpit kishte emëruar Richard Grenellin të dërguar të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.
Në kuadër të përpjekjeve amerikane për normalizimin e marrëdhënieve, më 4 shtator, 2020, në Shtëpinë e Bardhë u arrit një marrëveshje për normalizimin ekonomik mes dy shteteve. Kjo marrëveshje, veç tjerash, parasheh disa projekte infrastrukturore, siç janë linja ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, autostrada mes dy shteteve dhe lidhjet hekurudhore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMPH-Maqedoni: Është gjobitur me 200.000 denarë një kompani e cila ka kryer ndotje të ambientit

Osmani: Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur, por një betim i përhershëm për atdheun

Dimitrov: Tema e Maqedonisë nuk zbehet dhe është pjesë e jetës sonë për më shumë se dy shekuj

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Shqipëria çon forcat RENEA në Sierra Leone, zbulohet skema si u shpëtua 19-vjeçari nga rreziku

Presidentja Osmani kërkon heqjen e menjëhershme të masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false