LAJMI I FUNDIT:

Të enjten një pjesë e lagjes ‘Kalabria’ në Prishtinë do të mbetet pa ujë

Të enjten një pjesë e lagjes ‘Kalabria’ në Prishtinë do të mbetet pa ujë
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është duke zbatuar projektin “Izolimi i zonave të matura të ujit”, me ç’rast në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet puseta e ujëmatësit zonal për zonën e lagjes “Kalabria” në Prishtinë.

Andaj KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e zonës perëndimore të lagjes “Kalabria” do të mbesin pa ujë.


Në dy anët e rrugës “Hazir Shala” të enjten (5 nëntor 2020), duke filluar nga ora 10:00-16:00 do të kenë reduktime të ujit. /Telegrafi/