LAJMI I FUNDIT:

Të ecim vllazërisht përpara drejt fatit tonë evropian, Basha uron 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Të ecim vllazërisht përpara drejt fatit tonë evropian, Basha uron 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot Kosovën për përvjetorin e 14-të të pavarësisë nëpërmjet një video të publikuar në Facebook.

Kreu i PD është shprehur se dita e pavarësisë së Kosovës është ditë fatlume për të gjithë shqiptarët kudo në botë.

“Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë”, ka shtuar Basha.


Basha e ka quajtur Kosovën një ëndërr të bukur lirie dhe demokracinë më të gjallë të rajonit.

Pavarësisht vështirësive, Kosova gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik, ka theksuar Basha.

“Edhe në këto kohë sfiduese, jam krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë evropian”, ka thënë Basha në përmbyllje të urimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori