Çdo vit, një “tym i trashë” mbulon kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi. Javën e kaluar, u bë aq keq për 20 milionë banorët saqë autoritetet mbyllën shkollat.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Nju Delhi, të cilat dëmtojnë mushkëritë e njerëzve, është 34 herë më i lartë se nivelet e pranueshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dhe siç shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, mjegulla toksike është veçanërisht e keqe gjatë dimrit pasi fermerët djegin kashtat e mbetura në arat e tyre.

Si matet cilësia e ajrit?

Cilësia e ajrit përcaktohet nga nivelet e ndotësve të ajrit PM2.5, PM10, ozonit, dioksidit të azotit, dioksidit të squfurit dhe monoksidit të karbonit.

Reklama

Grimcat (PM) përmbajnë grimca të vogla që ndikojnë negativisht në shëndetin.

Reklama

PM-të ndryshojnë në madhësi, më të dëmshmet janë PM2.5 dhe PM10 – me një diametër prej më pak se 2.5 μm dhe 10 μm respektivisht. Diametri i flokëve të njeriut është 50-70 μm.

Nivelet e PM2.5 më të ulëta se 12 konsiderohen të mira, 55-150 të pashëndetshme dhe 250 e lart janë të rrezikshme.

Qytetet me ajrin më të ndotur në botë

Siç vë në pah Al Jazeera, përcjell Telegrafi, në vitin 2020, India kishte 46 nga 100 qytetet më të ndotura në botë, e ndjekur nga Kina (42), Pakistani (6), Bangladeshi (4), Indonezia (1) dhe Tajlanda (1), sipas gjurmuesit të cilësisë së ajrit IQAir.

Reklama

Të gjitha këto qytete kishin një vlerësim të cilësisë së ajrit PM2.5 prej më shumë se 50.

Reklama

Nëntë nga 10 qytetet më të ndotura janë në Indi.

Në anën tjetër, Hotan, në Xinjiang të Kinës perëndimore, kishte cilësinë mesatare më të keqe të ajrit në vitin 2020, me 110.2.

Ndotja vdekjeprurëse e Indisë

Në vitin 2019, 1.67 milionë vdekje në Indi u shkaktuan nga ndotja e ajrit, sipas Lancet.

Ndërsa zëvendësimi i lëndëve djegëse të ngurta me alternativa ka ulur vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit në familje që nga viti 1990, vdekjet që lidhen me PM-të e ambientit janë rritur.

Reklama

Pesëmbëdhjetë nga 20 qytetet më të ndotura janë në Indi, kryesisht në veri. Djegia e kashtës rrit ndotjen në vjeshtë dhe dimër. Emetimet e automjeteve, industria dhe djegia e mbeturinave kontribuojnë gjithashtu në nivele të larta të PM2.5 dhe ndotësve të tjerë.

Reklama

Ndikimet e ndotjes së ajrit në shëndet

Sipas OBSH-së, rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit. Më shumë se 90 për qind e popullsisë së botës jeton në zona ku ndotja e ajrit i kalon kufijtë e OBSH-së.

Ndotja e ajrit është e lidhur me një sërë sëmundjesh duke përfshirë astmën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/

Reklama