LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarin me vdekje në Alabama e pret një metodë e re e ekzekutimit të dënimit

Të dënuarin me vdekje në Alabama e pret një metodë e re e ekzekutimit të dënimit

Shteti amerikan i Alabamas ka kërkuar nga gjykata që të miratojnë ekzekutimin e vrasësit të dënuar me vdekje Kenneth Eugene Smith me një metodë të re të quajtur hipoksia e azotit.

Prokurori i Përgjithshëm, Steve Marshall, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë në Alabama që të caktojë një datë për tentimin e dytë të ekzekutimit të Smith, i cili u dënua në vitin 1988 për vrasjen e gruas se një predikuesi që e punësoi atë për kryerjen e krimit, transmeton Telegrafi.


Tentimi i mëparshëm i ekzekutimit të dënimit me vdekje, përkatësisht me injeksion vdekjeprurës dështoi, pasi teknikët nuk arritën t’i vendosin tubin për injektim intravenoz, me të cilin mëtonin t’i japin Smith një koktej vdekjeprurës.

Hipoksia e azotit nuk është përdorur kurrë më parë si metodë ekzekutimi, por është e ligjshme në Alabama, Oklahoma dhe Mississippi.

Azoti përbën 78 për qind të ajrit që njerëzit tashmë thithin, dhe rritja e kësaj sasie në 100 për qind do të ishte, të paktën në teori do të çonte në humbjen e vetëdijes së të dënuarit brenda një minute, pra vdekjen menjëherë pas kësaj.

“Përqindja e dështimit, pra rastet në të cilat të dënuarit do të mbijetonin, është shumë më e ulët në krahasim me metodat aktuale të ekzekutimit të dënimit me vdekje”, tha profesori Charles Blanke për Fox Neës.

Alabama nuk ka dhënë detaje se si planifikon të ekzekutojë Smithin, apo nëse do të jetë një dhomë gazi apo një maskë gazi e projektuar posaçërisht për këto raste. Aktivistët e të drejtave të të burgosurve u rebeluan pikërisht për mungesën e një plani.

“Alabama nuk është në pozitën që të eksperimentojë me një metodë të paprovuar të ekzekutimit”, tha avokatja Angie Setzer.

Smith dhe partneri i tij ishin paguar nga 1 mijë dollarë për të inskenuar një vjedhje në shtëpinë e Charles dhe Elizabeth Sennet në qarkun Colbert.

Gruaja e tij ishte rrahur me një mjet të fortë që përdoren për ndezjen e zjarrit në kamin dhe ishte therur nëntë herë.

Bashkëshorti i saj që është pastor, shpresonte se do të marrë paratë nga sigurimi sepse kishte shumë borxhe.

Shtatë ditë pas vrasjes, Sennet kishte kryer vetëvrasje, duke pranuar para djemve të tij se kishte patur një aferë dhe se është përgjegjës për vdekjen e të ëmës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori