LAJMI I FUNDIT:

Të dehur apo pa lejedrejtimi, 49 shoferë në pranga gjatë tetorit në Elbasan

Të dehur apo pa lejedrejtimi, 49 shoferë në pranga gjatë tetorit në Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit njofton se gjatë muajit tetor janë arrestuar 49 drejtues automjetesh. Ata u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ose pa lejedrejtimi.

Policia e Elbasanit, në njoftimin e publikuar sot për mediet, bën të ditur se krahas arrestimeve, gjatë muajit tetor janë vendosur mbi 6000 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


“Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet”, njofton Policia e Elbasanit

“Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti. Gjatë këtij muaji, janë arrestuar në flagrancë 49 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi”, vijon njoftimi i Policisë.

“Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë vendosur dhe një seri gjobash”, bëhet me dije në njoftim.

Gjobat e vendosura nga Policia e Elbasanit gjatë muajit tetor janë ndëshkuar:
– 3,680 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1,411 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
– 822 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
– 316 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 960 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 320 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit mbyll njoftimin duke garantuar se vijon kontrolli në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori