LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit politik: Mbi 15 euro kompensim për një ditë qëndrimi në burg

Të burgosurit politik: Mbi 15 euro kompensim për një ditë qëndrimi në burg

Të gjithë ata që kanë qenë të burgosur politikë kompensohen 15 euro për një natë që e kanë kaluar në burg.

Hidajet Hyseni ka thënë se ky kompensim është i njëjtë me kompensimin që u bëhet të dënuarve për vepra të lehta në Kosovë.


“Kompensimi është mbi 15 euro për një natë të kaluar në burg. Ky pension jepet vetëm një herë për kohën që personi është mbajtur në burg dhe pastaj përfundon kompensimi. Është një kompensim minimal për të burgosurit politikë, është kompensim i barabartë me çdo të dënuar pa faj edhe për vepra më të lehta që bëhen sot në Kosovë. Është një kompensim minimal, por për të ndryshuar këtë duhet të ndryshojë Qeveria, vetëm ajo mund ta bëjë ndryshimin”, ka thënë ai.

Përndryshe, kompensimi i ish të dënuarve politikë si proces ka filluar në vitin 2014.

Të gjithë ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga viti 1913 deri në vitin 1999 sipas ligjit do të kompensohen financiarisht.

Edhe në Qeverinë e Kosovës thonë se u është njohur e drejta e kompensimit financiar ish të burgosurve politikë. “Vazhdimisht është njohur e drejta për kompensim të ish të burgosurve politikë. Komisioni ka filluar t’i trajtojë me kronologji, ku ata më të vjetrit fillimisht janë kompensuar.

Në fund të vitit 2018 Komisionit i ka skaduar mandati, nuk ka pasur kush t’i bëjë procedurat ligjore për njohje të së drejtës. Qeveria e ka mandatuar një përbërje të komisionit të ri dhe të vjetër, tani ata janë të plotfuqishëm për të vendosur”, ka thënë për “Zërin” Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj.