Dy persona të cilët kanë qenë në vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese vazhdojnë të jenë në arrati, pas ikjes nga QKUK-ja në vitin 2019.
Florent Gashi, zyrtar për Informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, thotë se këta persona derisa ishin në vuajtje të dënimit, për shkak të probleme shëndetësore ishin dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga ku edhe janë arratisur.
Gashi thotë se ende janë duke pritur nga Policia e Kosovës për kapjen e tyre.
“Gjatë vitit 2019 deri më tani nga institucionet korrektuese konkretisht nga SHSKUK-ja janë arratisur dy persona. Këta në ShSKUK janë ardhur me marr tretmanin mjekësor edhe aty kanë përfituar nga rasti edhe janë arratisur. Nga ajo ditë Shërbimi Korrektues ka lëshuar fletë-rreshtimin dhe jemi duke pritur nga Policia”, tha ai, për Ekonomia Online.
Mirëpo, përveç këtyre dy rasteve, Gashi thotë se kanë pasur raste kur të dënuarit derisa ishin në vikend te familjet e tyre, kanë provuar të arratisen.
“Ndërsa katër persona të tjerë e kanë keqpërdorur vikendin, ndërsa dy prej tyre janë larguar prej institucioneve pavijonit gjysmë të hapur”.
“Ndaj këtyre personave janë marrë masat konform rregulloreve brendshme mbi të cilat funksionojnë qendrat korrektuese. Ndaj këtyre personave të cilët kanë keqpërdorur shfrytëzimin e vikendit mund të merren masa për mos dhënie të vikendit”, tha Gashi.
Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami tha se ndonëse kohëve të fundit është rritur siguria në burgje, shqetësuese mbetët se si të burgosurit arrijnë të arratisen nga institucionet shëndetësore.
“Siguria në burgje është rritur kohët e fundit pavarësisht se edhe rastet e fundit të ikjes qoftë nga burgjet korrektuese të tjera është për shqetësim. Vitet e kaluara ka qenë shqetësim se si mund të burgosurit të arratisen aq lehtë, nga burgjet dhe një formë tjetër të cilët e patën aplikuar të ikin nga burgjet ishte duke shkuar në spitale dhe nga ata përmes formave të ndryshme arrinin të iknin dhe të largoheshin nga burgjet”.
“Këtë dukuri të gjithë e kanë vërejtur përveç atyre qe janë përgjegjës qe edhe pse pacientët ishin dërguar pra të dyshuarit apo të burgosurit në spital dhe e dinin se mundësia për me ik ishte evidente dhe kësisoj lejonin të iknin”, u shpreh Islami.
Islami thotë se deri më tani për këto raste askush nuk ka dhënë përgjegjësi.
Ditë më parë Shërbimi Korrektues i Kosovës, kishte njoftuar për ikjen e një të dënuari nga pavioni gjysmë i hapur nga qendra korrektuese në Dubravë.
Mirëpo, personi me inicialet M.K. është arrestuar nga Policia e Kosovës.
M.K në Qendrën Korrektuese në Dubravë, po mbante dënimin për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia