LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat universale tërheqin interesin e të djathtëve

Të ardhurat universale tërheqin interesin e të djathtëve

Kur ndryshimi i ekonomisë strukturore, një pandemi dhe “luftërat e kulturave” koincidojnë njëkohësisht, efektet janë të mëdha. Të majtët dhe liberalët ndajnë një interes për zgjidhje të reja, por jo për drejtimin e tyre.

Diskutimi publik për asistencën sociale është plot kontradikta edhe në kohërat më të mira. Shumica e të djathtëve besojnë në përgjegjësinë individuale dhe në më pak shtet, duke argumentuar se mirëqenia në vetvete krijon varësi dhe mbyt frymën e ndërmarrjes që është e nevojshme për hopin e ekonomisë – dhe në të vërtetë paguajnë për mirëqenien. E majta ndërkohë e sheh asistencën sociale si një mënyrë ose thjesht për të garantuar standardet themelore të jetesës për të gjithë qytetarët ose si një hap drejt një shoqërie më të barabartë, në të cilën shteti ruan dhe rishpërndan pasurinë.


Por recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe rritja e papunësisë kanë bërë që modelet ekzistuese të mirëqenies të arrijnë limitet deri në një pikë thyerje dhe urgjentisht duhen gjetur zgjidhjet.

“Pandemia i detyroi disa njerëz që kurrë nuk kishin menduar se do të kishin nevojë për ndihmë për të kuptuar se sa të pamjaftueshme janë këto programe”, i tha Deutsche Welles, Evelyn Forget profesoreshë në Universitetin e Manitoba.

Një zgjidhje që ka tërhequr vëmendjen e politikanëve janë të Ardhurat Themelore Universale (UBI), një ide që ka mbështetës nga të majtët, por edhe nga e djathta liberale. Grupi Parlamentar dhe Qeverisja Lokale Ndër-Partiake e Britanisë së Madhe javën e kaluar i bëri thirrje qeverisë së vendit të lejojë këshillat lokalë të shqyrtojnë UBI, pas përpjekjeve të ngjashme në Gjermani dhe Finlandë.

Ideja e UBI-ta ka fituar mbështetje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidati demokrat në garën paraelektorale presidenciale Andrew Yang e bëri atë pjesë të fushatës së tij në vitin 2020, duke premtuar t’i jepte çdo të rrituri amerikan 1,000 dollarë [apo 900 euro] në muaj nga qeveria federale.

“Dividendi i lirisë” që ai propozoi, sipas Fondacionit të Taksave, do të kushtonte 2.8 trilionë dollarë në vit.

Yang propozoi ta mbulonte atë duke tkurrur volumin e programeve të tjera sociale. Elon Musk dhe Mark Zuckerberg e kanë mbështetur idenë, ndërsa filozofi liberal Charles Murray beson se të ardhurat e garantuara do të lejonin që programet e rishpërndarjes të ulen në minimum. Bernie Sanders dhe të tjerët në të majtën Demokratike propozuan një pagesë prej 2,000 dollarë [apo 1,700 euro] në muaj gjatë krizës COVID-19.

“Duket qartë se pandemia e ka rritur ndërgjegjësimin për potencialin e të ardhurave bazë në situata emergjence”, i tha Deutsche Welles, Yannick Vanderborght, profesor i shkencave politike në Universite Saint-Louis në Bruksel.

Ai thotë se tani është parë më shumë se kurrë si një amortizues ekonomik, relativisht i lehtë për t’u zbatuar në një periudhë relativisht të shkurtër kohe.

“Në raste urgjente, të ardhurat universale të parave shmangin labirintin burokratik dhe sigurojnë që ndihma e menjëhershme t’u jepet të gjithë atyre në nevojë”, tha ai, duke shtuar se kjo gjithashtu mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies ekonomike duke ndihmuar në ruajtjen e fuqisë blerëse për të gjithë.

“UBI po fiton vëmendje për shkak se gjithnjë e më shumë po kuptohet, se kapitalizmi i të dhënave turbo nuk po krijon vende pune të paguara mirë për klasën punëtore dhe as nuk hap shtigje profesionale për klasën e mesme – dhe automatizimi apo Inteligjenca Artificiale, robotizimi kërcënon t’i përkeqësojë gjërat”, i tha Deutsche Welles, Will Hutton, kryeredaktori i gazetës The Observer.

Liberalët dhe motivet me prapamendim

Kritikët nga e djathta tradicionale besojnë se mirëqenia në përgjithësi i dekurajon njerëzit për të punuar, minon kulturën aspiruese dhe kërcënon rolin social stabilizues të klasës së mesme. Por ka aspekte të UBI-së që janë shumë tërheqëse për të djathtën liberale.

“Në thelbin e tij është besimi se secili prej nesh ka një ide më të mirë se çdo ekspert se çfarë na duhet për të jetuar një jetë më të mirë. Unë mendoj se biseda politike duhet të jetë në lidhje me ekuilibrin e duhur midis shërbimeve publike dhe UBI”, thotë Forget, duke shtuar se rreziku është që disa njerëz mund ta shohin UBI-në si një zëvendësim për llojet e shërbimeve publike të nevojshme në vendet me të ardhura të larta – investime në kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Të tjerët janë më të qartë në analizën e tyre.

“E djathta liberale ka mbështetur UBI-në si një mjet për shkatërrimin e mirëqenies, e cila do të ishte një katastrofë e plotë për njerëzit për të cilët nuk interesohen. Një nënë beqare me ngjyrë e varfër, një person me aftësi të kufizuara, shumë të tjerë kanë nevoja shumë të ndryshme nga ato të Milton Friedman. UBI si pjesë e programeve të drejta dhe të denja sociale, të llojit për të cilin ata ankohen nëse do të kishte kuptim”, tha për Deutsche Wellen, Noam Chomsky, një profesor në Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Ndërkohë Mark Blyth, një ekonomist në Universitetin Brown, ka dyshime.

“Nëse është rasti që kemi nevojë për më pak punëtorë për të bërë atë që bëjmë, dhe situata e COVID-19 sugjeron që për sa kohë kthehet normaliteti për të ardhurat e korporatave si gjatë verës dhe njerëzit e shkëputur nga puna mund të mos kenë më punë për t’u kthyer, atëherë është një ide e mirë. Por detajet teknike janë të vështira. Nëse 10 për qind më të mirët kanë 60 për qind të gjithçkaje, pse t’u jepni atyre një copë? Me pak fjalë. Më pëlqen ideja, por shqetësohem nëse mund të zbatohet”, tha Blyth.

Një krizë e asistencës sociale

Sipas sociologut në Universitetin e Giessen, Jens Maesse rëndësia e tanishme e UBI-ta, veçanërisht midis konservatorëve liberalë, është një përgjigje ndaj një krize të thellë të idesë origjinale të shtetit social.

“Të njëjtët njerëz që sulmuan shtetin social për kaq shumë vite tani nuk mund, ose nuk duan, ta pranojnë se ishte gabim të shkurtohen programe sociale. UBI më duket një pseudo zgjidhje dhe është një pranim i dështimit politik”, tha Maesse për Deutsche Welle.

I pyetur nëse zbatimi i UBI-të kërcënon sistemet tradicionale të mirëqenies, Robert Reich, një ish-sekretar amerikan i punës dhe tani profesor në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, thotë se kjo do të varet tërësisht nga fakti nëse ajo zëvendëson ndihmën sociale apo i shtohet asaj.

“Disa avokatë të UBI në SHBA argumentojnë se sistemet tradicionale të sigurimit social synojnë grupe të veçanta që janë veçanërisht të prekshme nga rëniet ekonomike, dhe ato grupe do të ishin akoma më të prekshme edhe me një UBI. Mbrojtës të tjerë të UBI thonë se UBI duhet të zëvendësojë të gjitha format e tjera të ndihmës qeveritare për të varfërit”, tha Reich për Deutsche Welle.

Suksesi i tij është dështimi i tij

“Unë mendoj se interesi i ri për UBI në kohë pandemie nuk duhet të krijojë një iluzion”, tha Vanderborght.

Ai shton se ndihma emergjente financiare që u dha në disa vende nuk po financohej në një mënyrë të qëndrueshme, siç duhet të jetë një UBI e qëndrueshme e mirëfilltë.

“Nëse do të prezantohej një UBI i tillë, ai do të financohej nga një reformë e thellë e sistemit tonë të taksave dhe transferimeve. Me deficite më të larta, borxhi do ta bënte shumë të vështirë fillimin e politikave të reja sociale, veçanërisht pasi me siguri përparësi do t’i jepej riinvestimit në shërbimet shëndetësore. Paradoksi është se pandemia ka demonstruar vlerën e një të ardhure themelore dhe madje ka forcuar praninë e saj në debatin publik, por ndoshta do të ketë, në një periudhë afatmesme, efekte negative në realizueshmërinë e saj ekonomike dhe politike”, tha ai, duke argumentuar se UBI për emergjencë në kohë pandemie financohej nga deficiti buxhetor.

Polly Toynbee, një gazetare e Guardian, thotë se ka nevojë për të forcuar më tepër sesa për të çmontuar më tej sistemet sociale.

“Pas 10 vitesh kursimi, asistenca sociale duhet të jetë gjithnjë e më bujare. Për ta paguar atë, nevojiten taksa më të larta. Por ky është një investim tek njerëzit, te fëmijët dhe e ardhmja. Jo thjesht shpërndarja e parave për njerëzit si unë, të cilëve nuk u duhen”, tha ajo për Deutsche Welle.

“Prioritetet e para duhet dhe shpresojmë të jenë një stimul prej 3 trilionë dollarë për të nxjerrë ekonominë nga stanjacioni dhe një përpjekje masive për shpërndarjen dhe administrimin e një vaksine COVID-19. Ekonomia e SHBA-së nuk mund të ringjallet pa këto. Pas kësaj, do të jetë koha për të debatuar mbi UBI-në”, përfundoi Reich. /Deutsche Welle/