Gati 1 milionë shqiptarë, fëmijë e të rritur nuk arrijnë do ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë pavarësisht temperaturave të ulëta të dimri.
Një studim i Entit Rregullator të Energjisë tregon se janë saktësisht 988 mijë e 719 banorë, thënë ndryshe 35.8 për qind e popullsisë që nuk kanë kushtet për të paguar faturat e energjisë për ngrohje.
“Pandemia e COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës ndikuan në tregjet e energjisë në një mënyrë të paprecedentë, duke përforcuar rritjen dramatike të çmimeve të energjisë dhe shqetësimet për furnizimin me energji. Çmimet e larta të energjisë dhe inflacioni në rritje, i cili po shkakton rënien e të ardhurave reale të familjeve, pritet të rrisë ndjeshëm numrin e familjeve në kushte të varfërisë energjetike dhe të përkeqësojë standardin e tyre të jetesës”, Enti Rregullator i Energjisë.
Studimi i ERE “Mbi politikat rregullatore për mbrojtjen e klientëve në nevojë në sektorin e energjisë elektrike”, tregon edhe mënyrën se si mund të zbutet varfëria energjetike në vend.
Varfëria energjetike në Shqipëri lidhet me vulnerabilitetin në termin “klient në nevojë”, ndërsa ndihma sociale është i vetmi mjet i ndërhyrjes. Varfëria energjetike s kërkon bashkëpunim në të gjitha nivelet si të pushtetit qendror, atij vendor, institucioneve specifike me ekspertizë në sektorin e energjisë elektrike, çka do të mundësonte jo vetëm mbështetje financiare por dhe profesionale në vlerësimin e zgjedhjeve të duhura që ndikojnë në efiçencën e energjisë dhe ulin kostot e sigurimit me elektricitet.
Në një studim të publikuar më herët, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë gjeti se veçanërisht pensionistët në Shqipëri e kanë më të vështirë të sigurojnë ngrohjen. Nga analizat rezultoi se e 55 për qind e çifteve të personave mbi 65 vjeç nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'