Motrat e famshme, Ana dhe Arta Kabashi, rreth dy javë më parë publikuan këngën e re.

“Tdu hala” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Artistet gjithashtu morën vëmendje të madhe me paraqitjen në klip, stilin dhe kombinimet.

Screenshot 13 3 Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt njëherësh është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe fansat e dyshes.

Kënga për një kohë të shkurtër ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Screenshot 14 6 Foto: Screenshot/YouTube

Veç kësaj, bukuroshet u komplimentuan në masë të madhe edhe për vokalin e veçantë.

Në vazhdim ndërkohë pritet të ketë edhe shumë këngë të tjera nga Ana, që vazhdon të jetë shumë e angazhuar në këtë drejtim. /Telegrafi/