LAJMI I FUNDIT:

TCL do të hyjë në territorin e smatfonëve me tri modele që kushtojnë rreth 400 euro

TCL do të hyjë në territorin e smatfonëve me tri modele që kushtojnë rreth 400 euro

Më në fund, TCL ka bërë të ditura disa prej detajeve të smartfonëve TCL 10 5G, TCL 10L dhe TCL 10 Pro.

Kompania kineze e njohur për prodhimin e pjesëve televizorëve, telefonave si dhe makinave të ndryshme, kohë me parë kishte bërë të ditur se do të hyjë edhe në territorin e smartfonëve, transmeton Telegrafi.


Në këtë treg që duket se është i stërmbushur, TCL do të hyjë me tri modele që kushtojnë rreth 400 euro, ndërsa specifikat i kanë mjaft të pëlqyeshme.

Prezantimi i këtyre smartfonëve ishte planifikuar të bëhej në Mobile World Congress gjatë muajit shkurt, por pasi ky aktivitet u anulua atëherë, TCL bëri të ditura disa prej detajeve.

Smartfoni më i shtrenjtë është TCL 10 pro që kushton 412 euro, që ka ekran AMOLED me 6.47 inç, ndërsa kornizat i ka shumë të holla.

Kamera e pjesës së pasme i ka 64 megapixel, derisa kamera e vendosur përpara i ka 24 megapixel, ndërsa e ka të integruar edhe sensorin për regjistrimin e gishtit. Brenda e ka procesorin Snapdragon 675, si dhe baterinë me 4,500mAh. Me 367 euro mund të blihet TCL 10 5G, që vjen me procesorin 5G, apo saktësisht Snapdragon 765.

Duhet thënë se rrjeti 5G, nuk është në dispozicion në të gjitha zonat, por është duke u punuar për ta zhvilluar sa më shumë. Andaj, të gjithë ata që nuk e kanë në plan ta përditësojnë telefonin për një kohë, është më mirë ta marrin këtë model.

Përmasat e 10 5G janë pak më të mëdha, pasi vjen me ekranin 6.53 inç, në pjesën e përparme e ka një kamerë me 16 megapixel, derisa në pjesën e pame është kamera me 64 megapixel. Sikurse te 10 Pro, bateria është me 4,500mAh, ndërsa mundëson të shfrytëzohet edhe si bateri për të mbushur ndonjë pajisje tjetër.

Derisa më i liri është TCL 10 5G që kushton 367 euro, që mund të jetë ndër smartfonët më të lirë në treg, ndërsa specifikat nuk i ka të dobëta.

Brenda këtij smartfoni është bateria me 4,000mAh, ndërsa kamerën e pasme dhe të përparme e ka me të njëjtin kapacitet sikur të modeleve tjera më të shtrenjta. Deri më tani, nuk është bërë e ditur, se kur do të fillojë lansimi i këtyre smartfonëve.

Kjo është hera e parë, që TCL i njohur për prodhimin e televizorëve, po përdorë ekranet për të prodhuar pajisje tjera. /Telegrafi/