Reperja e njohur Tayna është duke shijuar disa ditë të mira pushimi këto ditë të nxehta vere.

Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacion për pushime, pak ditë pasi publikoi këngën e saj më të fundit, suksesi i së cilës duket se po ecën mjaft mirë.


Tayna ndërkohë po i mban të azhurnuar fansat e saj me fotografi dhe video të ndryshme nga pushimet, duke mos hezituar të ekspozojë linjat e saj atraktive trupore.

taj2

Një gjë të tillë e ka bërë edhe në videon e fundit të ndarë me ndjekësit në InstaStory, ku shfaqet në bikini teksa bën lëvizje para pasqyrës.

Tayna duket mjaft në formë mirë trupore, teksa vë në pah linjat e theksuara, për të cilat kujdeset maksimalisht.

Këto pushime të rep-artistes vijnë vetëm pak ditë pasi ajo publikoi këngën e re “Bass”, e cila është pëlqyer në masë të madhe nga fansat.

Ajo javën e kaluar bëri të ditur tashmë se ka nënshkruar kontratë të re me label-in “Sony Music”, që tani e tutje do të kujdesen për distribuimin e muzikës së saj. /Telegrafi/