Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Obsesion” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një klip të veçantë.


Bukuroshja nga Prizreni ka bërë edhe një paraqitje të mahnitshme në videoklip, ku shquhet për secilën paraqitje.

Screenshot 14 16 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë artistja me producim nga Jugglerz.

Për videon vlen të ceket se u përkujdes produksioni i njohur, Entermedia.

Screenshot 15 10 Foto: Screenshot/YouTube

Doruntina Shala (emri i vërtetë) prej disa muajsh po operon në treg si artiste e pavarur.

Kjo këngë tashmë gjendet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Taynës. /Telegrafi/