Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur sot (e hënë) në moshën 88-vjeçare.

Ai ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, i cili shquhej kryesisht për prozë.


Autori, i cili numëron çmime të shumta në karrierë, ka lënë pas vetes një krijimtari të madhe artistike.

Tayna Foto: Screenshot/Instagram

Për vdekjen e tij një reagim e ka bërë edhe artistja nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet me emrin artistik, Tayna.

"Edhe kur kujtesa ime e lodhur. Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës. Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë, Unë ty s'do të harroj", ka shkruar ajo - frazë kjo e marrë nga Kadare.

Mes tjerash, Tayna tha se i ati i ka vënë emrin 'Doruntina' për shkak të veprës së të ndjerit.

"Babi më emëroj Doruntina nga vepra jote. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe i madhi Ismail Kadare. Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë", theksoi këngëtarja. /Telegrafi/

Screenshot 4 3 Ismail Kadare