LAJMI I FUNDIT:

​Tasholli: Pas djegies së banerit “Liria ka emër” fshihet Beogradi

​Tasholli: Pas djegies së banerit “Liria ka emër” fshihet Beogradi

Ideatori i sloganit “Liria ka emër”, Ismajl Tasholli ka dënuar ashpër djegien e sotme të billbordit në Graçanicë nga persona ende të panjohur për policinë, duke thënë se prapa këtij akti të shëmtuar dhe vandal qëndron Beogradi zyrtar.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se liria nuk duhet t’i pengojë askujt, por djegia e billbordit “Liria ka emër” është bërë nga Beogradi pasi që atyre çdoherë i ka penguar lufta e Kosovës për liri.


“Në Graçanicë, sot është djegur qëllimisht billbordi ‘Liria ka emër’ me logo të UÇK-së, një akt vandal dhe i papranueshëm. Liria nuk duhet t’i pengojë askujt, sepse është vlerë universale, dhe nuk duhet t’i pengojë as Serbisë e cila po vazhdon sulmet ndaj Kosovës. Ky akt i vandalizmit duke shkatërruar billbordin ‘Liria ka emër’, vjen nga Beogradi zyrtar, të cilit i ka penguar lufta e Kosovës për liri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Pavarësia e Kosovës dhe sot po i pengon edhe vetë shteti i Kosovës”, ka thënë Tasholli.

Ai ka thënë se slogani ‘Liria ka emër’ ka për qëllim rikujtimin e vlerave dhe dhimbjeve të Kosovës, e cila do të vazhdojë të shpalosë projektet e saj për të treguar historinë e vërtete të Kosovës, dhe do të jetë e pandalshme.

“Liria ka emër ka për qëllim rikujtimin e vlerave dhe dhimbjeve të mëdha të Kosovës, sakrificën e pa shembull të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Platforma ‘Liria ka emër’ do të vazhdojë shpalosjen e projekteve të saj për ta treguar historinë e vërtetë të Kosovës. Kjo është rrugë e pandalshme. Serbisë kjo mund t’i dhembë siç i kanë dhembur përpjekjet e popullit për liri, por këtë dhe çdo betejë tjetër në Kosovë do ta ketë të humbur sikurse kanë humbur më 1999”, ka thënë Tasholli.

Policia jep detaje për dëmtimin e banerit “Liria ka emër” në Graçanicë
Lexo po ashtu Policia jep detaje për dëmtimin e banerit “Liria ka emër” në Graçanicë

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se nëse flitet për liri brenda territorit të Kosovës, nuk cenohet integriteti i askujt.

“Nuk besoj që cenohet ideja e askujt dhe integriteti, nëse brenda territorit të Kosovës flasim hapur për liri dhe për historinë tonë dhe vlerën tonë proces e së cilës ka qenë liria që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, andaj në këtë pikë “Liria ka emër”, si parim universal i shqiptarëve dhe kosovarëve në luftën për liri nuk duhet t’i pengojë askujt”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se billbordat “Liria ka emër” janë produkt i njerëzve të vullnetit të mirë, dhe do të vazhdohet me vendosjen e tyre nëpër komuna të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori