Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 0-3 në javën e fundit në La Liga.

Një nga momentet më të komentuara të kësaj sfide ishte edhe përballja Cristiano Ronaldo-Koke gjatë pjesës së dytë.


Radio stacioni spanjoll Cope tashmë ka zbuluar edhe disa detaje të kësaj përballje. Më poshtë keni bisedën e CR7 me dy bashkëlojtarë pas ndeshjesh, ku portugezi i shpjegonte atyre se çfarë kishte ndodhur realisht.

Ronaldo: Koke më quajti homoseksual!

Bashkëlojtari: Çka?

Ronaldo: Më tha homoseksual. I thash: ‘Nëse do takohemi në Madrid, ju do të shikoni se çfarë do t’ju bëj’.

Bashkëlojtari: Çfarë do të bëni?

Ronaldo: Asgjë, çfarë duhet t'i bëj?

Një tjetër bashkëlojtar i cili mbërriti më vonë në bisedë: Kush e tha atë?

Ronaldo: Koke, ai më quajti homoseksual. I thash: ‘Po, një homoseksual, por shumë i pasur, idiot’.

Vlen të theksohet se në këtë takim Ronaldo shënoi tre gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app