LAJMI I FUNDIT:

Tarifa përfundimtare, bonusi i Topit të Artë dhe më shumë: Detaje të plota të kalimit të Vitor Roques te Barcelona

Tarifa përfundimtare, bonusi i Topit të Artë dhe më shumë: Detaje të plota të kalimit të Vitor Roques te Barcelona

Sipas burimeve të shumta, transferimi i Vitor Roque në Camp Nou është i pashmangshëm.

Barcelona dhe Athletico Paranaense kanë arritur një dakord për çdo aspekt të marrëveshjes.


Kushtet e marrëveshjes së re do ta shohin klubin katalunas të paguajë 30 milionë euro si tarifë fikse, që është 5 milionë euro më pak se sa ishte raportuar më parë.

Shanset e lojtarëve që pritet t’i bashkohen dhe largohen Barcelonës në ditët e ardhshme
Lexo po ashtu Shanset e lojtarëve që pritet t’i bashkohen dhe largohen Barcelonës në ditët e ardhshme

Megjithatë, për ta kompensuar, Barcelona kanë futur shtesa të shumta, vlera e të cilave mund të arrijë deri në 31 milionë euro.

Shtesat do të vareshin si nga performancat individuale ashtu edhe ato kolektive. Ai mund të marrë deri në 5 milionë euro vetëm për fitimin e Topit të Artë.

Kur do të luajë Vitor Roque ndeshjen e tij të parë për Barcelonën
Lexo po ashtu Kur do të luajë Vitor Roque ndeshjen e tij të parë për Barcelonën

Barça po kërkon të sigurojë Roquen në një kontratë gjashtëvjeçare, me opsionin e zgjatjes për një vit tjetër, me brazilianin që konsiderohet si zëvendësuesi i mundshëm afatgjatë i Robert Lewandowskit.

Sidoqoftë, kufizimet e pagave mund ta shtyjnë ardhjen e tij deri në vitin 2024, nëse Blaugranasit nuk arrin t’i zgjidhë ato. /Telegrafi/