Tare flet troç: Ekziston paracaktimi i rezultateve në kampionatin shqiptar

Ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare, tani drejtor sportiv te Lazio dha një intervistë në “Rubrika Sportive”, në “RTSH”, ku foli për disa nga temat më të nxehta.
Ai u ndal edhe te plagët e futbollit shqiptar dhe veçanërisht Kategorisë Superiore ku në ndeshjet e fundit është raportuar se ka përcaktime të rezultateve.

“Ekziston paracaktimi i rezultateve në kampionatin shqiptar. Vendoset çdo gjë në tavolina dhe kjo është fatkeqësia çfarë mua më largon nga kampionati shqiptar".
"Ndeshjet e kampionatit shqiptar në dy tre muajt e fundit nuk ia vlen të shkon në stadium sepse janë të përcaktuar në tavolina. Nëse vazhdohet me këtë mentalitet do të jetë tepër e vështirë për të rritur nivelin”, tha Tare.
Ai ka folur edhe rreth të ardhmes së Abazajt, “Ttjesht kolegu im i Anderlechtit më ka kërkuar një opinionin për Abazajn si lojtar karshi tij dhe ishte pozitiv. Ai mund të luajë jo vetëm në Serie A, por edhe në Angli”.
“Janë dy botë shumë të ndryshme, janë disa procese të ndryshme. Është e vështirë, pasi ndonjëherë mendojmë se jemi më të zgjuar dhe krijon vështirësi. Tunqaara te Flamurtari ka qenë shumë e lehtë për ta zgjidhur”.






















































