LAJMI I FUNDIT:

Tarçullovski: Do të fillohet me atë që ka merituar, ai që ka sjellë më shumë vota (Video)

Tarçullovski: Do të fillohet me atë që ka merituar, ai që ka sjellë më shumë vota (Video)

U paraqit video incizim nga takimi me qytetarë të kandidatit për kryetar të komunës Kisella Voda nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Johan Tarçulovski në të cilën ai paralajmëron se nëse zgjidhet kryetar më së shumti do të bëjë për banorët e Priporit dhe Draçevës.

“Të kanë sjellur ty Pripori, Draçeva dhe vendet kryesore dhe këtu unë e ndjej barën dhe përgjegjësinë ndaj njerëzve, e jo ndaj Przhinës, Cërniçes të cilët janë 90% kundër meje. Në ato vende as që ta hap derën, të pështyn nga dritarja. Ndërsa tani kërkojnë të ju bëj ujësjellës dhe kanalizime. Nuk mundet ashtu! Ka rend. Do të fillohet nga ai që ka merituar më së shumti, ai që ka sjellë më shumë vota, ndërsa më pas do të shohim a mbetet për dikë tjetër”, thotë Tarçullovski./Telegrafi/