LAJMI I FUNDIT:

Taravari realizoi vizitën e parë zyrtare në Spitalin Klinik të Tetovës, paralajmëron përmirësim të shëndetësisë (Video)

Taravari realizoi vizitën e parë zyrtare në Spitalin Klinik të Tetovës, paralajmëron përmirësim të shëndetësisë (Video)

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë, vendosi që ta bëjë vizitën e parë të tij zyrtare në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe sipas tij, kjo nuk është e rastësishme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se në drejtim të funksionimit të shëndetëesisë ka vërejtje të shumta dhe se ka plane për të ndryshuar gjërat që sistemi shëndetësor të jetë më i mirë për të gjithë banorët e vendit, e sidomos për shqiptarët.


Taravari prezantoi këshillëtarin e tij, Omer Xhemailin, kardiokirurg i nivelit evropian, duke paralajmëruar edhe këshillëtarë tjerë. Ministri bëri të ditur se planifikon të bëjë investimet ë mëdhaja në Klinikën e Tetovës.

Taravari paralajmëron ndryshim në raportet ndërmjet mjekut dhe pacientëve, heqjen e pagesës së mjekëve, përmirësim të shërbimeve mjekësore dhe administrative, pra qendra e vëmendjes, sipas tij, të jetë pacienti, por edhe mjeku të jetë i kënaqur për pagesën që e merr. Për më tepër përcilleni deklaratën e tij të plotë në videon më poshtë./Telegrafi/