LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Problemi i ilaçeve nuk qëndron në Ministrinë e shëndetësisë, por te Këshilli për furnizime publike që është i politizuar

Taravari: Problemi i ilaçeve nuk qëndron në Ministrinë e shëndetësisë, por te Këshilli për furnizime publike që është i politizuar

Deri në fund të muajit nëntor do të dihet se a do të ndërtohet ndërtesa e re për klinika internistike në Qendrën klinike në Shkup. Eskpertët do të kryejnë analizë dhe do të përgjigjen a mund të ndërtohet ose ky proces do ta pengojë punën e Qendërs klinike, tha ministri i shëndetësisë, Arben Taravari gjatë konferencës për shtyp në të cilën prezantoi raporrt për punët e kryera gjatë 100 ditëve të para në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk bëhet fjalë për ndërtim të një Qendre klinike, por ndërtim i objektit për klinikat internistike. Pyetja është se nëse fillon ndërtimi a do të mund të arrijnë pacientët në kohën e duhur. Duke e pasur parasysh se 50 për qind e shërbimeve shëndetësore në Maqedoni jepen në Qendrën klinike, duhet të vlerësohet se a është në rregull të fillohet ndërtimi”, tha Taravari dhe theksoi se është fituar grant nga Banka qendrore evropiane.


Sipas tij, nëse vlerësimi i ekspertëve sugjeron se ndërtimi nuk do ta pengpjë funksionimin normat të Qendrës klinike, atëherë do të fillohet me ndërtim, në të kundërtën duhet të kërkohet zgjidhje e re për këtë çështje.

Në lidhje me çështjen e furnizimit me ilaçe dhe për atë se përse vonohet me sjelljen e tyre, ministri tha se problemi nuk qëndron në Ministrinë e shëndetësisë por tek Këshilli për furnizime publike.

“Ka një Këshill për furnizim publik që është plotësisht i politizuar. Kompani që kanë fituar tenderë dhe kanë kaluar nëpër atë këshill para gjashtë muajve tani krijojnë pengesa dhe këtu lind problemi me ilaçet”, tha Taravari.

Taravari sqaroi se kompania e njejtë që ka konkurruar me standarde të njejta para gjashtë muajve nuk ka pasur probleme, ndërsa tani firma e njejtë me standarde të njejta has në probleme te Këshilli për furnizime publike.

“Çdokund ku ka pasur nevojë kemi bërë import ndërhyrës, por ajo kushton shumë më tepër. Dua që ta dijë i tërë publiku në Maqedoni se ata probleme nuk paraqiten si pasojë e mos nënshkrimit të Ministrit të shëndetësisë ose ekipit të kësaj ministrie, por i tërë problemi qëndron te Këshilli për furnizime publike” tha Taravari dhe shtoi se nuk e di pse krijohen këto pengesa nga Këshilli dhe se ndoshta janë me porosi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori