LAJMI I FUNDIT:

Taravari konfirmon bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në: Do të fitojmë shumicën e komunave në Maqedoninë perëndimore

Taravari konfirmon bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në: Do të fitojmë shumicën e komunave në Maqedoninë perëndimore

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp e ka konfirmuar bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në në zgjedhjet lokale.

Taravari tha se nuk ju ka mbetur diçka tjetër si parti, pas fotografisë në mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, me të cilën njoftuan koalicionin në mes partive në pushtet për zgjedhjet lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Disa herë BDI-së i kemi ofruar që të garojmë vet dhe në raundin e dytë të mendojmë për bashkëpunime të caktuara. Ju jeni të informuar për fotografinë në mes Zaevit dhe Ahmetit dhe si kundërpërgjigje neve nuk na mbetet gjë tjetër që të bashkëpunojmë me OBRM-PDUKM-në. Në disa komuna do të bashkëpunojmë në raundin e parë, në disa komuna në raundin e dytë. Mendoj se me këto bashkëpunime do të fitojmë pjesën dërrmuese të komunave në Maqedoni”.


“Për Kërçovën ende nuk kemi vendim, e dini për momentin janë dy kandidat, njëri i BDI-së e tjetri kushëriri i Ali Ahmetit. Ne nuk duam t’i përçajmë votat e shqiptarë. Por tashmë votat e shqiptarëve në Kërçovë janë të përçara”, tha në mes tjerash Taravari.

Ai theksoi se bashkëpunimi me OBRM-PDUKM-në për zgjedhjet lokale bëhet me qëllim të mirë.

Ndryshe, zgjedhjet lokale është planifikuar të mbahen më 17 tetor, ndërsa partitë akoma nuk i kanë zyrtarizuar të gjithë kandidatë me të cilët do të kërkojnë votat e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Lajme
“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Lajme
“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

Drejtësi
Kalo në kategori