LAJMI I FUNDIT:

Tantra, treshja, xhirimi: Këto janë këshilla dashurore të cilat promovon aktorja e famshme

Tantra, treshja, xhirimi: Këto janë këshilla dashurore të cilat promovon aktorja e famshme

E njohim sipas roleve të rëndësishme, e shpërblyer me ‘Oscar’, por gjithnjë e më shumë Gwyneth Paltrow po ka ndjekës në sajtin e saj “Goop”

Këto këshilla seksuale të cilat kohë më parë i ka publikuar janë shumë liberale.


Gwyneth thotë kështu qoftë që te ju të zgjojë tantrën apo marrëdhëniet BDSM, dashurinë në treshe, të gjitha duhet t’i provoni derisa të njihni veten dhe qenien tuaj seksuale, transmeton Telegrafi.

Ajo ka biseduar me Layla Martin, eksperte e tantrës, e cila ka zbuluar që partnerët duhet patjetër të ushtrojnë bisedat intime kur dëshirojnë që haptas t’i komunikojnë dëshirat e tyre.

“Uluni përballë njëri-tjetrit. Bisedoni se çfarë dëshironi në lidhje me tjetrin, çfarë ju inicion, çfarë ju eksiton. Zbuloni cilat janë dëshirat tuaja. Mos u frikësoni as të bisedoni për frikën”, ka thënë Martin, derisa Gwyneth ka shkruar që biseda mbi seksin tantrik duhet patjetër të fillojnë me sasinë enorme të intimitetit.

“Pesë minuta kontakt me sy është në rregull për fillim. Do të shihni se si kjo ndikon fuqishëm në psiken tuaj”, ka shkruar Gwyneth, e cila ka shpjeguar që shumica e partnerëve fantazojnë për xhirim gjatë seksit, mirëpo që kjo është ideale vetën në lidhjet serioze, derisa në të vërtetë gjithmonë bart një dozë të konsiderueshme rreziku.

Gjithashtu marrëdhëniet e çuditshme (ekstreme) me rolet dhe nënshtrimin janë gjithashtu pjesë e marrëveshjes dhe më së shpeshti sipas përvojës së saj nuk janë si në libër apo në filma.

Paltrow ka folur edhe për seksin anal. Ja se çfarë mendimi ka për këtë situatë:

“Në fillim ka qenë tmerruese, ndërkaq tani është pjesë praktike e repertorit modern në dhomën e gjumit. Një ndër gjërat e para të cilat mashkulli dhe femra duhet t’i bëjnë nëse dëshirojnë të kënaqen në seksin anal është që të ushtrojnë muskujt e sfinkterit në mënyrë që të lirohen mjaftueshëm, ashtu që pensi të mund të depërtojë. Prandaj nevojiten shumë ushtrime”, këshillon në sajt aktorja e bukur. /Telegrafi/