LAJMI I FUNDIT:

Tanin: Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi

Tanin: Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi

Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.

Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, Tanin u shpreh se vakuumi i institucioneve funksionale ka sfiduar përparimin në prioritetet qeverisëse dhe shtoi se “gjatë kësaj periudhe u humbën mundësi të rëndësishme ekonomike dhe sociale”.


Ai poashtu theksoi se “zgjedhjet në përgjithësi ishin të lira, të drejta dhe garuese, përkundër kohës së shkurtër të përgatijeve dhe fushatës. U shqua zëri i shumë votuesve më të rinj, për të cilët shqetësim dominues ishin mundësitë ekonomike, zvogëlimi i korrupsionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit”, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për iniciativën e propozuar nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq, për një dialog të brendshëm mbi Kosovën, Tanin nënvizoi se “ndjekja e kompromiseve të drejta, dhe shpesh të vështira e të dhimbshme, kërkon udhëheqje të fuqishme nga të gjitha palët”. Ai theksoi se pajtimi politik duhet poashtu të përcjellet nga pajtimi shoqëror.

Tanin theksoi përpjekjet e UNMIK-ut për të mbështetur avancimin e raporteve në mes të bashkësive në terren. Në lidhje me këtë, ai theksoi tryezën e rrumbullaktë të mbajtur në Gjenevë, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për të Drejta të Njeriut, për ta kthyer vëmendjen tek shumë raste të pazgjidhura të personave të pagjetur në Kosovë.

Iniciativa të tjera të udhëhequra nga OKB-ja për të forcuar marrëdhëniet në shoqëri përfshijnë Asamblenë e Parë të të Rinjëve të Kosovës, ku morën pjesë mbi 140 liderë të rinjë – 60 për qind prej të cilëve ishin vajza – që përfaqësonin të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë.

Pas tre muajsh të fushatës elektorale dhe pasigurisë paszgjedhore, PSSP Tanin nënvizoi rëndësinë që Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi, dhe që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë për të siguruar mbështetje të vazhdueshme thelbësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori