LAJMI I FUNDIT:

Tani në dyqanet Neptun në Kosovë, pajisjet premium Miele

Tani në dyqanet Neptun në Kosovë, pajisjet premium Miele

Neptun, rrjeti më i madh i dyqaneve të pajisjeve elektroshtëpiake në Kosovë, ka kënaqësinë të njoftojë se linja ekskluzive e pajisjeve premium Miele është tani e disponueshme për herë të parë në të gjitha dyqanet e tij!

Me një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë, teknologjinë dhe dizajnin, produktet e Miele ofrojnë kombinimin të përsosur të performancës, stilit dhe efikasitetit.

Eksperienca Miele

E njohur për inxhinierinë gjermane dhe mbi 120 vjet përvojë, Miele ka fituar një reputacion si një nga emrat më të besuar në industrinë e pajisjeve për shtëpi.

Nga rrobalarëset, tharëset, frigoriferët, furrat dhe fshesat elektrike, deri tek ftohësit e verërave, produktet e Miele janë të dizajnuara për të përmbushur nevojat e konsumatorëve të sotëm, duke ofruar cilësi të lartë dhe qëndrueshmëri.

Pavarësisht nëse po kërkoni makina larëse me efikasitet të lartë energjie, furrë të sofistikuar të integruar, apo fshesë elektrike inovative, linja e produkteve Miele ofron veçori moderne që përmirësojnë jetën e përditshme.

Angazhimi i markës për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë është garancia se çdo pajisje Miele është e ndërtuar për të zgjatur për shumë vjet, duke i bërë ato një investim të besueshëm dhe të vlefshëm për çdo shtëpi.

Miele në Neptun

Për herë të parë, pajisjet Miele janë të disponueshme në dyqanet Neptun, duke ofruar mundësinë për të përjetuar teknologjinë e avancuar dhe cilësinë e papërshkrueshme të Miele në dyqanet më të njohura për pajisje elektroshtëpiake në Kosovë.

Vizitorët e dyqaneve Neptun mund të shohin dhe provojnë vetë linjën e gjerë të produkteve Miele, të cilat ofrojnë të rejat më të fundit në botën e pajisjeve për shtëpi.

“Jemi tejet të ngazëllyer qe tashme kemi Miele si pjese te familjes sone. Ky është një moment i veçantë për ne dhe për konsumatorët tanë, sespe s’po ofrojme nje brend me shume, por mundesine per te jetuar nje pervoje te vecante, me nje brend qe ka bere revolucion dhe vazhdon te sjell inovacion ne treg.” tha Kaltrina Hoxha, drejtoreshë e marketingut në Neptun Kosova.

Për më shumë informacion rreth produkteve Miele dhe lokacioneve të dyqaneve Neptun në Kosovë, ju lutem vizitoni webfaqen neptun-ks.com