LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi politikani me pagën më të madhe në Maqedoni: Këto janë pagat e zyrtarëve me rritjen e re prej 78 përqind

Talat Xhaferi politikani me pagën më të madhe në Maqedoni: Këto janë pagat e zyrtarëve me rritjen e re prej 78 përqind

Këto ditë funksionarët shtetërorë në Maqedoninë e Veriut duhet t’i marrin pagat me 78 përqind rritje.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, funksionarët do të marrin rroga për një mijë euro më shumë, ndërsa rritje më të madhe do të kenë presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas përllogaritjeve të reja të pagave, kryetari i Kuvendit do të jetë politikani me pagën më të madhe në vend e cila do të jetë 166 mijë denarë (2.698 euro). 1500 denarë (25 euro) më pak do të merr presidenti i shtetit, ndërsa paga mujore e kryeministrit do të jetë 156 mijë denarë (2.535 euro).

Paga e zv.kryeministrave me rritjen e re do të jetë nga 122 mijë denarë (1950 euro) deri në 129 mijë denarë (2.096).

Por për pagat e funksionarëve dje (1 Maji – Dita e punëtorëve), nuk foli askush prej zyrtarëve. Në urimet e tyre për 1 Majin, ata fokusin e vendosën te pagat e punëtorëve.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski shkroi se paga minimale e punëtorëve nga viti 2016 është rritur për 100 përqind.

Megjithatë një pjesë e sindikatave theksuan se nuk është njerëzore që në kushte kur punëtorët e thjeshtë mezi e kalojnë muajin, pagat e funksionarëve të rriten në këtë mënyrë.

Ndryshe, paga minimale në Maqedoninë e Veriut që nga muaji mars 2023 arrin në 20 mijë denarë (325 euro)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori