Taktika që parandalon konfliktet në martesë: Qetëson të dyja palët dhe garanton paqen!
Gjatë pushimit, bëni diçka që do t’ju largojë nga konflikti
Kur debatoni me partnerin tuaj, një pushim 20-minutësh mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe pastaj të ktheheni në bisedë me një mendje të freskët, thonë psikologët, Dr John dhe Dr Julie Gottman.
Çfarë ndodh në tru gjatë konfliktit?
Sa herë që ndiheni të sulmuar (fizikisht ose, në këtë rast, emocionalisht), gjaku rrjedh nga korteksi paraballor (i njohur gjithashtu si një vend për vendimmarrje racionale dhe zgjidhjen e problemeve) në zonën motorike për t’ju përgatitur për një luftë ose për një shmangie, transmeton Telegrafi.
“Atëherë nuk mund të dëgjosh në mënyrë të arsyeshme. Nuk mund të ndjesh, nuk mund të jesh krijues. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë gjëra që nuk i mendojnë gjatë konflikteve. Gjëja më e mirë që mund të bëni në ato momente është të bëni një hap prapa”, thonë psikologët, dr. John Gottman dhe dr. Julie Gottman.
Pse mund të ndihmojë një pushim 20-minutësh?
Kur konflikti fillon të nxehet, thonë dr. John dhe dr. Julie thjesht duhet të bëni një pushim.
“Ndaloni në atë moment. Mirëpo, mos e lini bisedën pa plan. Patjetër e thoni kur do të ktheheni për të vazhduar bisedën. Kjo është e rëndësishme, sepse nëse nuk veproni ashtu, ndërsa kërkoni një pushim, partneri juaj mund të ndihet i braktisur ose i refuzuar”, thotë Julie dhe shton se pushimi mund të zgjasë nga minimumi 20 minuta në 24 orë, jo më shumë se një ditë.
Psikologët sugjerojnë që të bëni diçka gjatë pushimit që do t’ju tërheqë nga konflikti.
“Bëni një shëtitje, shikoni televizor, dëgjoni muzikë, praktikoni yoga ose meditim, gjithçka që e sjell mendjen tuaj në një gjendje më të qetë. Në këtë mënyrë, kur ktheheni, jeni të qetë dhe biseda ndryshon plotësisht”, përfundojnë psikologët.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën