LAJMI I FUNDIT:

Taksisti deshi t’ua merr 250 euro për 45 kilometra vozitje, çifti tajlandez e bëjnë të pendohet shoferin në Paris (Video)

Taksisti deshi t’ua merr 250 euro për 45 kilometra vozitje, çifti tajlandez e bëjnë të pendohet shoferin në Paris (Video)

Një çift që kishin udhëtuar me aeroplan nga Tajlanda në Paris, kishin marrë një taksi nga aeroporti për në hotel ku distanca ishte 47 kilometra, kurse taksisti tentoi t’ua llogarit hiq më pak se 247 euro, shkruan e përditshmja Le Parisien.

Çifti nga Tajlanda janë munduar në të gjitha mënyrat që t’ia shpjegojnë taksistit se kërkesa e tij është irracionale, por asgjë nuk u kishte ndihmuar, transmeton Telegrafi.

Ata insistonin se kishin pyetur miqtë dhe familjarët se sa mund t’ju kushtojë udhëtimi me taksi nga aeroporti dhe se u kishin thënë se rreth 60 euro, megjithatë taksisti mundohej t’i bindte se pagesa bëhet në bazë të kilometrave të përshkuara. Por, kur ata i kërkuan licencën dhe lejen për taksi të kompanisë, gjithçka ndryshoi.

Kjo ngjarje në Paris ka bërë që të ndodhin shumë ndryshime në aeroportin Charles de Gaulle. Është marrë vendim që taksistët që janë të punësuar në atë aeroport në të ardhmen të bartin jelekë, me qëllim që turistët që vizitojnë kryeqytetin francez të mos kenë probleme me shoferët e taksive të palicencuar.

Policia franceze pretendon se vetëm gjatë vitit të kaluar ka paralajmëruar rreth 918 taksistë “ilegal”, derisa në vitin 2016 vetëm 243 “paralajmërime” u janë “shqiptuar” këtyre taksistëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori