LAJMI I FUNDIT:

Taksa të mbetet apo të hiqet? Mendimi juaj vlen 100% në sondazhin e Pyper

Taksa të mbetet apo të hiqet? Mendimi juaj vlen 100% në sondazhin e Pyper

Në nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë taskë prej 100% për prodhimet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ishte ky një vendim që ishte marrë si masë reciprociteti ndaj Serbisë për veprimet e vazhdueshme kundër Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare.


Përgjigja e Kosovës me masën 100% është pritur pozitivisht nga qytetarët, duke arritur të krijojë kështu një vetëdijësim te qytetarët dhe të fuqizojë prodhuesit vendorë në raport me prodhimet e importuara nga Serbia.

Megjithatë, së fundmi është bërë temë heqja e mundshme e taksës, një debat ky që ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve nëse tash taksa duhet të hiqet apo të mbetet.

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Platforma e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, ka hapur sondazhin më të ri ku mund të jepni mendimin tuaj nëse taksa duhet të hiqet apo të mbetet.

Mendimi juaj ka vlerë, dhe duke e shprehur atë në Pyper, fitoni edhe rollerë që vijnë në formë bonusesh të cilat mund t’i konvertoni në mbushje.

Jepini vlerë 100 për qind mendimit tuaj për taksën duke shkarku aplikacionin PYPER në telefonët tuaj të mençur (iOS dhe Android). Pasi të keni shkarkuar aplikacionin, me një regjistrim të thjeshtë ju mund të merrni pjesë në sondazh. /Telegrafi/

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)