LAJMI I FUNDIT:

Taksa kufitare në Kosovës dhe Malit të Zi, barrierë që do të largohet

Taksa kufitare në Kosovës dhe Malit të Zi, barrierë që do të largohet

Së shpejti do të nis ndërtimi i tunelit në mes Pejës dhe Rozhajes, por gjithashtu do të hiqet edhe taksa kufitare në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Kështu u tha pas takimit në mes ministrit të Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, të cilat kanë diskutuar edhe për një marrëveshje për trafikun, ndërtimin e një kahje të re rrugor, si dhe hekurudhore ndërmjet Pejës dhe Rozhajes.

Nurkoviq, pas takimit tha se kanë biseduar për shumë projekte që duhet të realizohen në të ardhmen.

“Projekti me më rëndësi që shpresoj se do ta fillojmë shumë shpejt dhe është njëri ndër projektet më madhore, është ndërtimi i tunelit në mes Pejës dhe Rozhajes. Për këtë projekt kemi biseduar qe një vit e gjysmë dhe kemi arritur që ta kemi përkrahjen e qeverive tona, pra ka arritur në nivelin e dy kryeministrave. Bisedën e dytë e patëm për lidhjen e dytë ndërmjet Pejës dhe Rozhajes, pra ndërtimin e një kahje të re rrugore dhe kemi biseduar për lidhjen hekurudhore ndërmjet Pejës dhe Rozhajes”, tha ai.

Lekaj: Po bëhet shumë politikë lidhur me rrugën Deçan-Plavë
Lexo po ashtu Lekaj: Po bëhet shumë politikë lidhur me rrugën Deçan-Plavë

Ai shtoi se kanë kryer planin ideor për pjesën e tyre, të cilën do t’ia dorëzojnë Qeverisë së Kosovës, derisa tha se kanë diskutuar edhe për çështjen e heqjes së taksës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Këtë e kemi identifikuar si një barrierë që i pengon biznesit dhe besoj që shumë shpejt do ta largojmë këtë barrierë…kjo do ta ngris qarkullimin e pasagjerëve dhe ngritjen e marrëdhënieve në mes dy shteteve. Kemi biseduar edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për trafik, bashkëpunëtorët e kabinetit tim dhe bashkëpunëtorët e ministrit Lekaj do të bashkëpunojmë edhe shpresojmë që do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje gjatë muajit korrik”, tha ai.

Kurse, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se kjo vizitë është një shembull i mirë i bashkëpunimit të dy qeverive.

“Biseduam për tri çështje me rëndësi që do të ndikojnë në lidhjen e korridoreve, dhe në lidhjen ajrore, hapësinore, dhe ajo që ne u dakorduam, i përmendi edhe zotëri ministër, që ne të zhvillojmë infrastrukturën rrugore, infrastrukturën hekurudhore, dhe atë që u dakorduam edhe për sigurinë e taksës në kufi. Dhe ne mendojmë që ajo që është përmend sa i përket tunelit në mes të Pejës dhe Rozhajës, tani po zhvillohet fizibiliteti në intensitet shumë të madh, dhe kjo nuk do të jetë vetëm fjalë, por do të implementimet me përpikëri”, u shpreh Lekaj.

Përndryshe, ministri Nurkoviq, i cili gjatë viteve tetëdhjeta ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Kosovë, tha se marrëdhëniet e shkëlqyera politike në mes dy vendeve do të avancohen edhe më shumë. /KP /Telegrafi/