LAJMI I FUNDIT:

Takohen shefat ushtarak të Malit të Zi dhe Maqedonisë, diskutojnë për bashkëpunimet e së ardhmes

Takohen shefat ushtarak të Malit të Zi dhe Maqedonisë, diskutojnë për bashkëpunimet e së ardhmes

Pranimi i Malit të Zi në NATO, i cili tashmë është vendi i 29 anëtar i kësaj aleance ushtarako-politike, do të paraqesë sinjal pozitiv dhe mbështetje të mëtutjeshme të parezervë për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë, e me këtë edhe përforcim i sigurisë në rajon, vlerësuan shefat e SHM të Ushtrisë së Malit të Zi dhe të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Ljubisha Jokiq dhe gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski në takimin e sotëm në Podgoricë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto angazhime, informojnë nga Minsitria e Mbrojtjes, u përësritën edhe gjatë takimit të delegacionit të ARM-së me min istrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ku mori pjesë edhe ushtruese e detyrës ambasador i RM-së në Mal të Zi, Syhëna Qerimi Baliu. Në takim u potencua edhe nevoja për thellim të bashkëpunimit të partneritetit ndërmjet Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe ushtrisë së Malit të Zi në disa segmente të mbrojtjes.

Sipas TV21, në takimin ndërmjet shefave të shtatmadhorive, u përfshinë disa çështje, mes të cilave: pasurimi i bashkëpunimit ekzistues bilateral ushtarak në sferën e trajnimit dhe arsimit ushtarak, si dhe shqyrtimi i mundësive për forma të reja të bashkëpunimit përmes kryerjes së stërvitjes së përbashkët dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të Poligonit të armatës Krivollak.

Nga ana e bashkëbiseduesve në takimet e sotme u thanë fjalë lavdëruese për rolin dhe mënyrën në të cilën ARM-ja u përball me krizën e migrantëve, me çka është kontribuar edhe për uljen e këtij lloji të rrezikut të sigurisë në mbarë rajonin.

Delegacioni i ARM-së gjatë ditës realizoi vizitë edhe në njësinë ajrore në bazën ushtarake Gollubovci në afërsi të Podgoricës, ku gjithashtu u shqyrtuan mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit ekzistues në këtë segment.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi gjatë ditës së nesërme delegacioni do të marrë pjesë në ditën për mysafirë të lartë dhe ceremoninë e mbylljes së stërvitjes “Sfida e përbashkët 2017” ku së bashku me pjesëtarë të armatave të Austrisë dhe Malit të Zi marrin pjesë 36 pjesëtarë të ARM-së nga përbërja e regjimentit për dedikime speciale.

Bashkëpunimi ndërmjet ARM-së me ushtrinë e Malit të Zi në periudhën e deritanishme është shprehur përmes disa aktiviteteve, si trajnimi i përbashkët ndërmjet pjesëtarëve të të dy armatave në fushëpn e forcave ajrore ushtarake, dhe trajnimi i forcave speciale, por edhe në arsimimin ushtarak me ç’rast kadetë nga Mali i Zi arsimohen në Akademinë Ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski” në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori