Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është takuar sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me të cilin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Odës.
Lumezi e Rukiqi, kanë diskutuar edhe për çështjet me interes, për ndjekjen dhe zbulimin e veprave penale që bëhet kundër komunitetit të biznesit në Kosovë, si dhe, rritjes së sigurisë juridike për investitorët nga Kosova dhe vendet e huaja.
Gjithashtu, ata kanë biseduar për raportimin e krimeve të shumta që bëhet ndaj bizneseve në Kosovë, si dhe, ndaj sektorit bankar, me qëllim që të sigurohet mbrojtja juridike dhe të rritet efikasiteti në ndjekjen e kryerësve të këtyre veprave penale.
Lumezi dhe Rukiqi, kanë diskutuar edhe për mundësinë që në kuadër të Prokurorit të Shtetit të caktohet një prokuror për çështje të biznesit dhe investimeve, me qëllim që t’iu ofrohet siguria e duhur këtij sektori.
Lumezi e Rukiqi kanë konstatuar se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur veprimtaritë ekonomike dhe për të zhvilluar qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se synim kryesor i Prokurorit të Shtetit, është luftimi i suksesshëm i krimit në Republikën e Kosovës dhe kontributi në sigurimin e sundimit të ligjit. Ndërkaq, ka theksuar se prioritetet kryesor është ndjekja e suksesshme e krimit të organizuar, dhe veprave penale që rrënojnë bazat e ekonomisë së vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë