LAJMI I FUNDIT:

Takohen LSDM dhe PPD

Takohen LSDM dhe PPD

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe anëtari i Këshillit drejtues të kësaj partie, Edmond Ademi, sot janë takuar me kryetarin e PPD, Faton Aliti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni, dhe është konstatuar se qytetarët pa dallim të përkatësisë politike, kombëtare ose çfarëdo përkatësie tjetër, janë më shumë se kurrë të bashkuar në synimet për një Maqedoni të përbashkët dhe me prosperitet.


Në takim është arritur në konkluzion që të dy partitë mbeten në mënyrë aktive të përkushtuar ndaj angazhimeve për zgjedhje të drejta dhe të rregullta. Po ashtu të dy partitë qëndrojnë fuqishëm në mbrojtje të rregullimit shoqëror në vend dhe i japin përkrahje të plotë PSP.

Në takim është përshëndetur bashkëpunimi i mirë midis dy partive dhe është shprehur gatishmëri për thellimin dhe avancimin e mëtutjeshëm e tij. Në këtë drejtim, janë hapur tema për pjesëmarrje të përbashkët të dy partive në zgjedhjet e ardhshme./Telegrafi/