LAJMI I FUNDIT:

Takohen Edi Rama dhe Antonio Guterres, delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Washingtonit

Takohen Edi Rama dhe Antonio Guterres, delegacioni shqiptar do të udhëtojë drejt Washingtonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar takimin e tij të parë gjatë vizitës katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Rama ka publikuar pamje të takimit në Facebook por nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së tij.

Sot delegacioni shqiptar pritet të udhëtojë drejt Washingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur nga SHBA si vendi bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori