Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim drejtuesit e Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK).
Ndër partnerët kyç të ATK-së në implementimin sa më të mirë të ligjeve dhe përmbushjes tatimore është edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, me komitetet e saj si përfaqësuese e bizneseve në Kosovë.
Ndër çështjet që janë vlerësuar se mund të intensifikohet bashkëpunimi, janë organizimi i punëtorive të përbashkëta për trajtimin e problemeve që i preokupojnë tatimpaguesit, posaçërisht zbatimi i udhëzimeve administrative dhe vendimeve shpjeguese të miratuara kohën e fundit, në fushën e transferit të çmimeve dhe trajtimi i çështjeve më të ndërlikuara të TVSh-së në ndërtimtari, tek kompanitë e sigurimeve, luftën kundër dukurive negative të konkurrencës jo të drejtë dhe ekonomisë joformale në Kosove.
Gjatë muajit shtator, do të organizohen punëtori të përbashkëta me grupe të bizneseve, profesionist dhe ekspert të fushave përkatëse të raportimit financiar dhe tatimeve. Në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira për tatimpaguesit, ATK ka krijua hapësira të veçanta për tatimpaguesit e mëdhenj në Qendrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve të Prishtinës.
Ishte vlerësim i përbashkët se Pakoja Fiskale 1 ka qenë në funksion të zhvillimit të bizneseve, posaçërisht të sektorit të prodhimit dhe janë në pritje të zbatimit edhe të Pakos Fiskale 2.
Ndërsa, në raport me ATK-në, përkundër ngritjes se kualitetit të shërbimeve për tatimpagues dhe trajtimit të kërkesave të tyre, vlerësimeve tatimore dhe aktiviteteve përmbushëse mbetet që të përmirësohen ngecjet në trajtimin e kërkesave për rimbursim, kontrollet dhe vlerësimet tatimore, procesi i fiskalizimit si dhe ngecjet në shoqërimin e mallit me dokumente përcjellëse.
Drejtori i ATK-së falënderoj drejtuesit e OEAK-ut për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe gatishmërinë për mbështetje në të gjitha projektet të cilat janë në interes të tatimpaguesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës
Për Festën e Kurban Bajramit, zbritje deri n'kupë t'qiellit!
“33 vjet Qendra Laserike e Syrit Kubati” - inaugurohet teknologjia e fundit në fushën e Oftalmologjisë “Schwind Amaris 1050rs”
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Islamic Relief – organizata humanitare që ju mundëson t’ua dhuroni jetimëve Kurbanin tuaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet
Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut
Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian
Real Madridi interesohet për yllin e Ligës Premier pasi Ancelotti kërkon të ndërtojë super ekip