LAJMI I FUNDIT:

Takimi pa rezultate në Bruksel, vendimi i Gjykatës Komerciale në favor të qytetarëve dhe ceremonia e betimit të kryetarit në veri të Mitrovicës – lajmet e javës

Takimi pa rezultate në Bruksel, vendimi i Gjykatës Komerciale në favor të qytetarëve dhe ceremonia e betimit të kryetarit në veri të Mitrovicës – lajmet e javës

Javën që po lëmë pas ka vazhduar dialogu Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve, takim ky që përfundoi pa rezultate.

Po gjatë javës, qytetarët u njoftuan se kompania “VisaMetric”, ka pranuar vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku i ndalohet që të marr nga 30 euro për shërbime postare të qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.


Ndërkaq, e premtja e 19 majit veriun e Mitrovicës e gjeti me kryetar të ri, pasi kjo komunë ishte pa kryetar për muaj të tërë.

Dialogu në Bruksel – takimi në nivel të kryenegociatorëve pa rezultate

Takimi i së hënës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve e të përfaqësuar në nivel të kryenegociatorëve ka përfunduar pa rezultate.

Pas përfundimit të takimit, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi në një deklaratë për media ka thënë se as që është dashur të priten rezultate.

“Mendoj që rezultate as nuk është dashur të priten sot. Është fillim i diskutimeve në mënyrë që ta kemi të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe ku duam të shkojmë, por nuk është që kemi pritur sot të përfundojmë ndonjë nga proceset”, ka thënë ai.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

Ai është pyetur rreth asaj se për çfarë është biseduar, gjersa njoftoi se çështja e zbatimit të marrëveshjes bazike të 27 shkurtit ishte temë e bisedimeve.

Mbi sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri Bislimi u përgjigj se ka dallime mes palëve, ndërkaq për situatën në veri nuk është diskutuar fare.

‘’Ka dallim mes asaj që ne themi si palë subjektive dhe mes asaj që ne jemi dakorduar. Në Aneksin e Implementimit për të cilin ne jemi dakorduar në Ohër shprehet qartë se asnjë nga nenet nuk mund ta kushtëzojë nenin tjetër dhe të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur dhe poashtu thuhet se palët nuk mund ta bllokojnë zbatimin e ndonjë neni të caktuar. Kjo është për neve udhërrëfyes, ajo çka është dakorduar. Unë nuk besoj që ka gatishmëri nga BE që t’i ikë një dokumenti që vetë e kanë sjellë dhe e kanë publiku në ueb-faqen e tyre’, deklaroi Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës më tej shtoi se nga pala serbe është thënë se nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mogherini-t, por vetëm zbatimi i Asociacionit që kanë marrë nga Isa Mustafa në vitin 2015.

Takimi i së hënës Kosovë-Serbi në Bruksel pa rezultate, qëndrimet e palëve dhe deklarata e Lajçakut 
Lexo po ashtu Takimi i së hënës Kosovë-Serbi në Bruksel pa rezultate, qëndrimet e palëve dhe deklarata e Lajçakut 

“Nga pala serbe është thënë sot se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherinit, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga Isa Mustafa në vitin 2015 dhe Petkoviq edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin”.

Mbi takimet e radhës dhe vijimësinë e procesit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se nuk dihet  se si do të ecet tutje.

“VisaMetric” pranon vendimin e Gjykatës – qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marr pasaportën në shtëpi

Kompania “VisaMetric”, ka pranuar javën që lamë pas vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku i ndalohet kësaj kompanie që të merr nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Avokati përfaqësues i “VisaMetric”, Fisnik Salihu ka konfirmuar për Telegrafin se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, dhe se më qytetarët nuk do të paguajnë këtë shumë për marrjen e pasaportës në shtëpi.

“Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të kompanisë Visametric Sh.P.K., (“Visametric”) ju njoftojmë se ne sot kemi pranuar Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale lidhur me Aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale mbi caktimin e masës së sigurisë ndaj kompanisë Visametric. Duke qenë se Ankesa e Visametric, ndaj Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Parë është refuzuar dhe Aktvendimin e kemi pranuar sot, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës”, kishte konfirmuar ai për Telegrafin.

Ndryshe, Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për t’u kthyer pasaportat kur ata aplikojnë për viza në Ambasadën gjermane në Kosovë.

"VisaMetric" pranon vendimin e Gjykatës - qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi
Lexo po ashtu "VisaMetric" pranon vendimin e Gjykatës - qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi

Avokati, Flamur Abdullahu, i cili kishte  paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ka thënë se vlera prej 30 euro për person përbën disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Këtë punë e kam nisur personalisht si avokat, tu e pa që janë tu shkel të drejtat e konsumatorëve, tash presim edhe pjesën e dytë të gjykatës që është padia kolektive, që unë do ta përfaqësoj grupin e qytetarëve të dëmtuar”, u shpreh ai.

Ndërkaq, edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën e 15 majit ka pranuar kallëzim penal ndaj kompanisë “VisaMetric”, së cilës Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka ndaluar që të marrë nga 30 euro për shërbime postare për pasaportat e qytetarëve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se Prokurori i Shtetit menjëherë ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve në drejtim të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Veriu i Mitrovicës me kryetar të ri, Atiq: Do të punojë për të mirën e qytetarëve, pa dallim

Mitrovica e Veriut të premten u bë me kryetar të ri pas zgjedhjeve të 23 prillit, që ishin rrjedhojë e dorëheqjes së kryetarëve paraprak të Listës serbe.

Në krye të veriut të Mitrovicës erdhi Erden Atiq, kandidat nga lëvizja Vetëvendosje.

Ceremonia e betimit të kryetarit të ri kaloi e qetë dhe pa asnjë incident, gjersa për sigurinë atje është kujdesur Policia e Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie në objektin e komunës ishte vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës, gjersa vendimin e parë pasi u betua Atiq e mori me emërimin e zëvendëskryetares që vjen nga radhët e komunitetit serb, Katarina Axhançiq.

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut me ta marr detyrën tha se do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve në komunën që ai do të udhëheq.

“Ne me gjithë ekipin unë si kryetar shprehna se do të punojë për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim dhe pa diskriminim, angazhimin më të madh do ta bëjë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë e të bashkëpunojmë sa më mirë”, u shpreh ai.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetarja Katarina Axhançiq

I pranishëm në veri të Mitrovicës gjatë kësaj ceremonie ishte edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai pas ceremonisë tha se niveli qendror do të jetë në mbështetje të secilit kryetar komunal në zbatim të mandatit të tyre ligjor e kushtetues, gjersa i shpreh se është e rëndësishme që qytetarët e veriut të Mitrovicës të kenë shërbime adekuate cilësore dhe të kenë kryetarin, nënkryetarin afër tyre.

E për të punuar kryetarët e komunave u shkoi mesazhi edhe nga Prishtina.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se kryetarët në katër komunat veriore duhet të marrin mandatin brenda afatit ligjor.

“Siç e dini zgjedhjet janë mbajtur për shkak se Kushtetuta jonë dhe legjislacioni në fuqi kërkon që të mbahen zgjedhjet sa herë që një kryetar komune jep dorëheqje. Ajo që e ka krijuar këtë situatë ka qenë dorëheqja e ish kryetarëve të komunave veriore.

Kryetari i veriut të Mitrovicës Erden Atiq pas ceremonisë së betimit dhe asamblistët

Në këtë situatë ne kemi pasur obligime kushtetuese dhe ligjore dhe institucionet e sigurisë kanë bërë çmos që dita e zgjedhjeve të shkojë pa asnjë problem.

Bojkoti i qytetarëve serb atje nuk ka qenë vullnetar ka qenë bojkot i detyruar i cili është nxitur nga Vuçiqi në Serbi dhe është zbatuar nga strukturat e tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës, të cilët vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhur dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”, ishte shpreh ajo.

“Çka është me rëndësi është që të gjithë kryetarët të punojnë me qytetarët që banojnë në këto katër komuna dhe t’i bindin që të gjitha projektet janë në të mirë të tyre, shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”, tha ndër tjera e para e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori