Pas më shumë se një viti ndërprerje, dialogu Kosovë-Serbi rifillon sot. Në ora 16:00, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Analistët politik, e shohin si shumë pozitiv rifillimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Analisti, Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se temat e diskutimit janë vendosur në mënyrë që të krijohet një linjë komunikimi mes dy vendeve, dhe të lehtësoj përfundimin e marrëveshjes, ku pritet që Serbia ta njoh shtetësinë e Kosovës.
“Është me rëndësi që takimi po vazhdon pas 20 muajve që u ndërpre për shkak të taksës, është mirë që Kosova po e prezanton veten në nivel qeverie, Serbia në nivel presidenti për shkak se nuk ka qeveri do ta zgjedh në gusht, mos me thanë, është gati për mendimin tim takimi i parë zyrtar në këtë nivel edhe që është me ndërmjetësim, sepse ato në Bruksel udhëhiqeshin nga tjera nivele. Me temat që do të diskutohen, mendoj se do të vendoset linja e komunikimit ndër-shtetëror Kosovë- Serbi me i zgjidh këto çështje edhe çështje tjera dhe do të vazhdoj takimi në nivel pak më të ulët me ndërmjetësimin e Lajçakut, ku delegacionet të ndryshme do të jenë prezentë dhe do t’i zgjidhin çështjet një nga një”, tha Tahiri për Telegrafin.
Sipas tij nuk është hequr dorë nga marrëveshja gjithëpërfshirëse, por është një taktikë që të bisedohet për tema, që sa më shumë tema që zgjidhen, të krijohet një atmosferë e bashkëpunimit për tu lehtësuar edhe ditën kur do të vijë puna të nënshkrimi dhe njohja reciproke.
Kurse, Eugen Cakolli nga KDI tha se interesi është i jashtëzakonshëm nga faktori ndërkombëtar që ky proces të mbyllet me marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve brenda këtij viti, që sipas tij do të ishte shumë mirë për Kosovën, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Takimi i sotëm shënon një pikë kthese në procesin e dialogut, meqë për herë të parë pas shumë muajsh do të kemi rikthim të dialogut tematik për çështje konkrete dhe nuk do të jenë diskutime të nivelit qysh kanë qenë gjatë vitit 2018, kur në fakt ka pasur dialog ndonëse nuk ka qenë e përcaktuar qartazi se cilat do të jenë temat e diskutimit edhe pse sipas dokumentit që presidenti Thaçi ua pati dorëzuar delegacionit shtetëror të krijuar në legjislaturën paraprake, ishte përmendur fakti që Kosova ka negociuar edhe me BE-në por edhe me Serbinë për përcaktimin e temave”, tha Cakolli.
Cakolli tha se temat e zgjedhura beson se janë një praktikë e përdorur në mënyrë që temat më të ndjeshme të zgjidhen më herët, që të evitohen që vendet të përballen me mospajtime të theksuara apo qëndrime krejtësisht kontradiktore
“Temat e sotme që do të diskutohen sot raportuara në medie janë personat e pagjetur dhe të zhvendosurit, që besoj se është një lloj praktike e përdorur nga ana e Bashkimit Evropian, ose e ndërmjetësuesit, apo lehtësuesit të këtij dialogu, Miroslav Lajçak, dhen Gjermanisë e Francës që synojnë që temat më të ndjeshme të zgjidhen më herët, që të evitohen që vendet të përballen me mospajtime të theksuara apo qëndrime krejtësisht kontradiktore. Do të jetë tejet problematike dhe vështirë e besueshme që me një takim të vetëm Serbia do të ndryshoj qëndrim sa i përket kthimit të të pagjeturve, ekziston rreziku që të përsëriten praktikat e deritanishme, që ka pasur pajtime që të procedohet tutje, atëherë nuk janë zbatuar në terren”, tha Cakolli.
Cakolli po ashtu tha se pret që Gjermania e Franca të bëjnë presion më shumë tek Serbia për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
Ai tha se takimet tjera pritet të jenë për çështje ekonomike, të cilat sipas tij pothuajse janë të gatshme marrëveshjet të diskutuara me ndërmjetësim të të të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell dhe se sipas tij kësaj here procesi i dialogut do të jetë një proces më i shkurtër./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMacron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj