LAJMI I FUNDIT:

Takimi Haradinaj-Mogherini në orën 13:00, këto janë temat që pritet të diskutohen

Takimi Haradinaj-Mogherini në orën 13:00, këto janë temat që pritet të diskutohen

Delegacioni kosovar në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.

Tema të diskutimit në këtë takim pritet jenë kriteret politike, ekonomike, bashkëpunimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), etj.


Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi në një prononcim për Telegrafin, ka treguar se takimi do të nisë në orën 13:00.

“Në ora 13 do të jetë një drekë pune mes delegacionit të Kosovës dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe komisionari Johannes Hahn. Në këtë takim do të shpaloset raporti vjetor për Marrëveshjen Stabilizim-Asociim të përgatitur nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ajo ka treguar se delegacioni i Kosovës do të shqyrtojë edhe disa nga ankesat tregtare dhe do të rikonfirmojë se Kosova është për një treg të hapur dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.

Gashi ka shtuar se gjatë këtij takimi Qeveria e Kosovës do të shpreh përkushtimin e saj serioz dhe konstruktiv për dialogun me Serbinë dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me Serbinë, pala kosovare ka treguar se ka qenë e gatshme t’i zbatojë ato dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për reforma në fushën e sundimit të ligjit, reforma në administratën publike, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe punësimin”, ka thënë Gashi.

Ajo tutje ka theksuar se Qeveria e Kosovës e ka prioritet agjendën evropiane të reformës dhe përmbushjen e standardeve të mbetura për liberalizimin e vizave.

Pjesë e delegacionit kosovar të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, janë dhe zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Behxhet Pacolli, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori