LAJMI I FUNDIT:

Takimi i 27 shkurtit dhe plani evropian, Lushaku-Sadriu: S’mund të arrihet asnjë marrëveshje pa u diskutuar në Kuvend

Takimi i 27 shkurtit dhe plani evropian, Lushaku-Sadriu: S’mund të arrihet asnjë marrëveshje pa u diskutuar në Kuvend

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, njëherit anëtare e Kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se asnjë marrëveshje nuk duhet të arrihet me Serbinë në Bruksel pa u diskutuar në Kuvendin e Kosovës.

Këtë deklarim ajo e ka bërë teksa ka folur për takimin e 27 shkurtit, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të zhvillohet në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin franko-gjerman për normalizimin e raporteve, të njohur si Plani Evropian.


“Ne mendojmë se nuk mund të kalojë asnjë marrëveshje pa u diskutuar në Parlament, pra pa marrë shumicën e votave. Këtë po e presim. Përndryshe, plane dhe drafte ka pasur në qarkullim. Por, kjo nuk është serioze derisa partitë kryesore nuk kanë informacion për këtë çështje”, ka thënë Lushaku-Sadriu në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Ajo tutje ka folur edhe për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas saj janë lënduar me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Departamenti Amerikan i Shtetit është i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës dhe qëndrimet e saj në disa raste. Kryeministri dhe Vetëvendosje i kanë bërë një dhuratë të madhe Serbisë duke ia hapur rrugën e kontakteve dhe miqësisë me SHBA-në. Ndoshta pa vetëdije, por gjithsesi kjo ka shkuar në atë rrugë. Takimet janë simbolikë, por janë diçka që na tregojnë për raportet ndërkombëtare”.

“Ne e kemi kritikuar (Kurtin), por jo pa bazë. Nuk është tallje miqësia jonë me SHBA-në. Duhet të shohim fuqinë tonë si shtet, historinë tonë të afërt dhe formimin e shtetësisë tonë se kush ka qenë aleati kryesor. Ne në kushte edhe më të vështira i kemi mbajtur raportet e mira me SHBA-në. Asnjë lider dhe asnjë parti nuk ka të drejt që t’i vejë këto në pikëpyetje”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Jehona Lushaku-Sadriu gjatë intervistës në “Përballje” // Foto: Ridvan Slivova

Një varg kritikash ajo ka pasur për Qeverinë edhe sa i përket përfaqësimit të Kosovës në politikën e jashtme.

Sipas saj, në këtë dikaster ka ngecje tash e dy vite. Madje, Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe shkarkimet e paligjshme brenda MInistrisë së Punëve të Jashtme, duke thënë se “kjo tregon paaftësinë totale që ka ministrja dhe stafi politik”.

“Qeveria kë bërë shumë ekzibicione me politikën e jashtme dhe nuk ka arritur që të tregojë një përfaqësim të denjë. Nuk po them një performim të mirë, por as përfaqësimin minimal. E para, ka shkarkuar diplomatë në qendrat kryesore të botës, ku Kosova ka pasur ambasada të etabluara. I ka lënë me nga gjashtë muaj pa përfaqësim. Ka mungesë stafi edhe në qendrat si Uashingtoni”, ka thënë ajo.

“Në anën tjetër kemi parë shkarkime jo të ligjshme edhe të stafit të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilët gjykatat po i kthejnë në vendet e tyre të punës dhe ministria po paguan dënime. Kjo tregon për paaftësinë totale që e ka ministrja dhe stafi politik. Kemi edhe ambasada që nuk e kanë as stafin esencial. Kjo tregon shumë për vizionin e kësaj qeverie. Është paradoksale të aplikosh në organizata ndërkombëtare pa u dakorduar me miqtë.  Nuk kemi parë asnjë rast të lobimit. Po e sfidoj ministrinë, le ta publikojë një plan të veprimit për lobim që është duke u bërë p.sh për anëtarësim në Këshill të Evropës”.

Lushaku-Sadriu në këtë intervistë ka folur edhe për Asociacionin dhe reformat në LDK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori