LAJMI I FUNDIT:

Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, hap para drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, hap para drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dje njoftoi se pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor 2020.

E kjo ftesë e SHBA-së po shihet si përpjekje e tyre për të rikthyer në tryezën e diskutimit Kosovën dhe Serbinë, dhe që sa më parë të përfundojë procesi i dialogut me normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.


Politologu Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo ftesë ka qenë e pritur dhe se është një gjë e mirë.

“Ftesa e Richard Grenellit, emisarit special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington është një ftesë e pritur, e paralajmëruar dhe është e mirë, sepse SHBA-të kanë një rol aktiv në dialog që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila i normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e cila e stabilizon gjendjen në rajon”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se të dyja vendet duhet të negociojnë mbi parimet që do ta ndihmojnë njëra tjetrën dhe nuk do ta pengojnë, që kufiri do të jetë i hapur dhe se marrëdhëniet do të zhvillohen në interes të popullit të të dyja vendeve dhe që Kosova, ashtu si edhe Serbia të ecin para në proceset integruese.

“Unë mendoj se të dyja vendet nuk do të shkojnë në Uashington për mos me pas sukses. SHBA për dallim nga BE-ja e ka pranua pavarësinë e Kosovës, dhe ata nuk shohin zgjidhje tjetër jashtë pavarësisë së Kosovës dhe njohjes reciproke. SHBA-të asnjëherë nuk thonë që ne pranojmë çfarëdo zgjidhje që arrijnë palët. Nëse bëhet njohja me notë diplomatike dhe siç na ka njohur 115 shtete na njeh edhe Serbia, dhe kjo nuk vjen në Kuvend fare për ratifikim, mirëpo marrëveshja e parimeve që bëhet në nivel të presidentëve dhe dy kryeministrave është e mirëseardhur dhe nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë Tahiri.

Thaçi për takimin në Shtëpinë e Bardhë: Kosova nuk ka kohë për të humbur, duhet të lëvizim përpara
Lexo po ashtu Thaçi për takimin në Shtëpinë e Bardhë: Kosova nuk ka kohë për të humbur, duhet të lëvizim përpara

Ai ka theksuar zgjidhja është një marrëveshje me Serbinë që nuk e prek çështjen e statusit dhe nuk e vënë në diskutim kufirin dhe përfundon me njohje reciproke.

Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë se ftesa e Grenellit është një dinamikë e re në procesin e dialogut.

Haxholli ka thënë se kjo është pozitive për Kosovën, pasi që SHBA-ja është si printer kryesor në zhvillimin dhe shtet ndërtimin.

“Po siç po e shohim ka një dinamikë të re në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Takimi në Uashington është në vazhdimin e përpjekjeve të SHBA-ve për t’i rikthyer Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut, për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Është pozitive për Kosovën që SHBA-të si partneri kryesor në zhvillim dhe shtet ndërtim, kanë marrë një rol më aktiv në këtë proces. Siç ka deklaruar z. Grenell takimi ka për fokus rritjen ekonomike të të dyja palëve”, ka thënë Haxholli për Telegrafin.

Ajo ka theksuar se arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është në dorën e të dyja vendeve.

“Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë varet nga vullneti dhe gatishmëria e të dyja palëve. Ka interesim të ndërmjetësve të dialogut si BE-së ashtu edhe SHBA-së që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e ligjërisht të obligueshme që do të përmbyllte procesin e normalizimit të marrëdhënieve, megjithatë në fund ju mbetet Kosovës dhe Serbisë se sa ato janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje të tillë”, u shpreh Haxholli.

Politologu Ramush Tahiri duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces, tha se BE-ja ka humbur kredibilitetin duke mos pranuar faktin se Kosovën e ka njohur shumica e shteteve, dhe duke mos hequr vizat për qytetarët e vendit.

Ai ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi, por edhe të tjerët me të drejtë e shohin me skepticizëm ardhjen e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në Kosovë.

Grenell: Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë takohen për dialogun
Lexo po ashtu Grenell: Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë takohen për dialogun

“BE por edhe Lajçak duhet t’i kryejnë obligimet, të japin liberalizimin e vizave, e mandej kanë të drejtë të ndërmjetësojnë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Tahiri.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë, kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori