LAJMI I FUNDIT:

Takim mes kompanive të tekstilit nga Maqedonia dhe Bullgaria

Takim mes kompanive të tekstilit nga Maqedonia dhe Bullgaria

Shoqatat tekstile për “Grupi i tekstilëve” nga Shtipi dhe shoqata “Dega e organizatës për tekstil dhe veshje” nga Qustendili sot do të mbajnë takimin e parë në kuadër të projektit “Ndërtimi i konkurencës ndërkombëtare të kompanive tekstile në rajonin e Maqedonisë dhe Bullgarisë”, pas programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të kësaj ngjarje, e cila do të mbahet në Shtip, sot dhe nesër do të organizohet edhe punëtori me temë “Krijimi i vizionit për rajonin”, ndërsa ligjërues në këtë trajnim do të jenë ekspertë nga kompania “UMF Training”.


Në ditën e dytë të ngjarjes do të mbahet sesion punues në të cilën do të mblidhen përfundimet nga punëtoria dhe ekspertët së bashku me kompanitë tekstile nga Maqedonia do të finalizojnë propozimet për krijimin e vizionit rajonal./Telegrafi/