LAJMI I FUNDIT:

Tajvani anulon disa fluturime mes stërvitjeve ushtarake kineze

Tajvani anulon disa fluturime mes stërvitjeve ushtarake kineze

Tajvani ka anuluar një numër fluturimesh për shkak se Kina po kryen stërvitje ushtarake pranë ishullit.

Kështu, të paktën 40 fluturime për dhe nga Tajvani u anuluan, sipas gazetës China Times.


Ajo citoi aeroportin Taoyuan në kryeqytetin Taipei të thoshte se anulimet ishin “jo domosdoshmërisht” të lidhura me stërvitjet ushtarake, përcjell Telegrafi.

Pekini njoftoi se “stërvitjet me zjarr të drejtpërdrejtë” do të kryheshin pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin.

Vendi ka ndaluar gjithashtu importin e qindra artikujve ushqimorë tajvanez duke përfshirë peshk, fruta dhe biskota si pasojë e vizitës.

Të dy palët, të cilat u ndanë në vitin 1949 pas një lufte civile, nuk kanë lidhje zyrtare, por një nga marrëdhëniet më të ngarkuara të teknologjisë dhe prodhimit në botë.

Udhëtimi i zonjës Pelosi tërboi Kinën sepse pretendon Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe jo një vend të vetëqeverisur dhe i sheh vizitat e zyrtarëve të huaj “si njohje të sovranitetit të ishullit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori