LAJMI I FUNDIT:

Tajlandë, nis misioni i shpëtimit të 12 futbollistëve në shpellë

Tajlandë, nis misioni i shpëtimit të 12 futbollistëve në shpellë

Në Tajlandë ka nisur misioni për shpëtimin e 12 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre, të bllokuar në një shpellë prej dy javësh tashmë.

Ekipet e shpëtimit hynë në shpellë në orën 10 me atë lokale (5 të mëngjesit), ndërkohë që në hyrjen e saj kanë mbetur vetëm ekipet e zhytjes, mjekët dhe forcat e sigurisë.


Djemtë ishin duke eksploruar shpellën më 23 qershor, kur u detyruan të mbeteshin aty të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave brenda saj. Tashmë, 13 zhytës të huaj dhe 5 nga Marina e Tajlandës janë përfshirë në këtë mision të vështirë.

Mjekët kanë arritur tek djemtë e shpëtuar në shpellën në Tajlandë
Lexo po ashtu Mjekët kanë arritur tek djemtë e shpëtuar në shpellën në Tajlandë

Sipas parashikimeve, nëse gjithçka shkon mirë, i pari që do të dalë nga shpella mund ta bëjë këtë në orën 21 të mbrëmjes, me atë lokale (16 me tonën), ndërkohë që mendohet që operacioni të zgjasë të paktën disa ditë. Për planin e shpëtimit janë informuar si grupi i djemve të bllokuar, ashtu dhe familjarët e tyre.

Shi dhe stuhi në Tajlandë, 12 të rinj dhe trajneri i tyre prej katër ditësh të bllokuar në shpellë
Lexo po ashtu Shi dhe stuhi në Tajlandë, 12 të rinj dhe trajneri i tyre prej katër ditësh të bllokuar në shpellë

Ende mbetet e paqartë sesi do të zhvendosen djemtë e bllokuar, por gjasat janë që në këtë udhëtim për të dalë sërish në dritën e diellit atyre do t’iu duhet të zhyten në disa raste, e në disa të tjera ku niveli i ujërave lejon, të mund të ecin.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori