LAJMI I FUNDIT:

Taj Mahal rihapet për vizitorët pas gjashtë muajve kur u mbyll për shkak të pandemisë së coronavirusit

Taj Mahal rihapet për vizitorët pas gjashtë muajve kur u mbyll për shkak të pandemisë së coronavirusit

Taj Mahal do të rihapet për vizitorët pasi u mbyll për gjashtë muaj për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi për rihapjen vjen megjithë rritjeve të rasteve të reja nga sëmundja e COVID-19 në Indi.


Kjo e fundit është zona e dytë më e goditur në botë nga virusi vdekjeprurës.

Vendi i cili posedon 1.3 miliard banorë dhe disa prej zonave më të mbi-populluara në botë, ka regjistruar deri më tani rreth 5.4 milionë të infektuar gjithsej.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar rreth 92 mijë raste të reja nga sëmundja e COVID-19.

Muajve të fundit qeveria vendosi të lirojë disa prej masave kufizuese, përfshirë qarkullimin e trenave, fluturimet e domosdoshme, dyqanet, restorantet, dhe së fundmi edhe rihapjen e Taj Mahal. /Telegrafi/